/ Lexuar:

391

AKADEMIK TRAJNIM me prani fizike: “Komunikimi efektiv dhe aftësitë negociuese”

Më datë 30.06.2022 (e enjte), nga ora 10:00 deri 16:00, Akademik do të mbajë trajnim me prani fizike për temën “Komunikimi efektiv dhe aftësitë negociuese”

Ritmi i shpejtë i të jetuarit, stresi, pritjet e ndryshme dhe pasqyra emocionale për veten dhe për njerëzit rreth nesh drejtpërdrejt ndikojnë në bashkëveprimin tonë të përditshëm me të tjerët dhe mënyrën se si krijojmë relacione dhe si komunikojmë. Komunikimi dhe negocimi janë aftësi të cilat i zhvillojmë që nga lindja jonë, por megjithatë nëpër vite nuk arrijmë që t’i përsosim. Dilemat kyçe te më shumë njerëz kanë të bëjnë me nevojën e komunikimit të lehtë dhe të relaksuar me të tjerët, dhe si të jenë më të mirë në udhëheqjen e negocimeve, qoftë nëse bëhet fjalë për marrëveshje për punë, për bashkëpunim, shitje e ngjashëm.

Qëllimi i këtij trajnimi është që të ofrojë zgjidhje praktike dhe të pranueshme me të cilat do të mund të përmirësoni dhe përsosni komunikimin tuaj me të tjerët, qoftë kjo të punoni në grup ose vet. Kjo është një mundësi unike për të vlerësuar aftësitë tuaja negociuese dhe t’i njihni mënyrat se si të përballeni me situata të ndryshme.

Mësoni teknika, hapa dhe procese të thjeshta për përdorim të përditshëm, të cilat do t’ju ndihmojnë si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale. Mësoni të fshehtat e komunikimit efektiv dhe pajisuni me teknikat kryesore të negocimit.

Çfarë mund të prisni nga ky trajnim:

  • Përmirësim të mënyrës së ndërtimit të relacioneve
  • Aftësim për dëgjim aktiv
  • Njohje të stilit personal të komunikimit
  • Set të formave të zbatueshme për komunikim efektiv
  • Cili është stili juaj i negocimit
  • Win-win aftësi të negocimit
  • Çfarë paraqet balanca e forcës në negociata
  • Këshilla për ballafaqim më të lehtë me manipulimet në negociata
  • Ushtrime praktike individuale dhe në grupe
  • Studime reale në rast të aplikimit të formave kur bëhet fjalë për komunikim dhe aftësi negociuese.

VËREJTJE: trajnimi do të mbahet me prani fizike të pjesëmarrësve në hapësirat e SHPKNJP AKADEMIK Shkup, në rr. Rajko Zhinzifov” nr. 50, Shkup, ndërsa numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar.

LIGJËRUESE

Katerina Zlatanovska Popova – këshilltare karriere, trajnuese për aftësi të buta, Point of you© trajnuese, DISC FLOW trajnuese dhe këshilltare për resurse njerëzore, e cila më shumë se 20 vite është aktive në programet për edukim të të rinjve dhe të rriturve përmes arsimit formal dhe joformal, duke punuar si profesoreshë, ligjëruese, trajnuese e certifikuar për të rriturit, këshilltare për zhvillim të karrierës dhe eksperte për zhvillim të potencialit njerëzor. Posedon certifikatë shtetërore për trajnim të të rriturve, GCDF. Këshilltare për zhvillim të karrierës, SDI (Strengths Deployment Inventory) lehtësuese, Point of you© trajnuese, certifikatë për DISC FLOW vegël ndërkombëtare e cila i bashkon sjelljen dhe inteligjencën emocionale, këshilltare për resurse njerëzore – Rekrutim dhe selektim në bazë të kompetencave. Kryetare e Kuvendit të Asociacionit të Këshilltarëve për Zhvillim të Karrierës, AKK Shkup.

Agjenda

10.00 – 10.15    Prezantim i shkurtër i pjesëmarrësve dhe i trajnueses Katerina Zlatanovska Popova

10.15 – 10.45     Sesioni 1 – Hyrje, pritshmëritë nga trajnimi, aktivitete për relaksim

10.45 – 11.30     Sesioni 2 – Çfarë paraqet komunikimi efektiv – elementet kyçe të komunikimit të mirë

11.30 – 11.45      Kafe pauzë

11.45 – 13.00     Sesioni 3 – Stilet e komunikimit – komunikimi produktiv dhe joproduktiv

13.00 – 13.30    Pauzë

13.30 – 14.45     Sesioni 4 – Stilet e ndryshme të negocimit dhe balanca e forcës në negociata

14.45 – 15.00    Kafe pauzë

15.00 – 15.45    Sesioni 5 –  Aftësitë negociuse Win-win – hapat për përgatitje, plani dhe ballafaqimi me manipulimet

15.45 – 16.00    Evoluimi, pyetje dhe përgjigje, përmbyllja e trajnimit

Vërejtje: janë të mundshme ndryshime të agjendës, në pajtim me nevojat e pjesëmarrësve dhe varësisht nga diskutimet që do të zhvillohen gjatë trajnimit.

Çmimi për pjesëmarrje për një person është 3.200 denarë me TVSH të përfshirë.

Çmimi për të gjithë të rinjtë deri në moshën 27 vjeçare është me 50% zbritje, gjegjësisht 1.600 denarë me TVSH të përfshirë.

Pagesa bëhet në bazë të profaturës, detyrimisht para fillimit të trajnimit.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten më së voni deri më 29.06.2022 (e mërkurë), përmes postës elektronike practicum@akademik.com.mk, kurse të gjitha informacionet shtesë për këtë konsultim mund t’i merrni në numrat e telefonit:

+389 02 3221 091 dhe

+389 02 3122 308.

Në fletëparaqitjen për pjesëmarrje në trajnim duhet të shënohen emri dhe mbiemri, informacionet për subjektin i cili e bënë pagesën, posta elektronike (e-mail), numri i telefonit i pjesëmarrësit dhe detyrimisht njëra nga dy frazat në vijim: “Pjesëmarrësi (emri dhe mbiemri) është në moshë deri 27 vjeç” ose “Pjesëmarrësi (emri dhe mbiemri) është në moshë mbi 27 vjeç”

Pjesëmarrësit në formë elektronike do të marrin materialet nga trajnimi dhe e-certifikatë për pjesëmarrje.