/ Lexuar:

413

AKADEMIK TRAJNIM: “SI TË JEMI TË SUKSESSHËM NË ROLIN E ZYRTARIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Me datë 15.09.2022 (e enjte), nga ora 10:00 deri në 15:00, Akademik do të organizojë trajnim me prani fizike për temën: “Si të jemi të suksesshëm në rolin e zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Roli i zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale është kyç në arritjen e harmonizimit me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Kontrolluesit të cilët kanë përcaktuar obligimin për emërimin e zyrtarëve për mbrojtje të të dhënave personale janë të obliguar të emërojnë person i cili i plotëson kushtet e parapara me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë drejtim, veç të tjerash, zyrtari duhet të ketë të përfunduar arsim të lartë dhe të ketë njohuri dhe aftësi lidhur me praktikat dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale.

Akademik, në kuadër të programit të saj për organizimin e trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale ka organizuar shumë trajnime, duke përfshirë kështu segmente të ndryshme të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Me kërkesë të kontrolluesve dhe për nevojat e zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale, Akademik e organizon këtë trajnim të dedikuar për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale veç më të caktuar të cilët duan t’i përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, si dhe për personat të cilët në ardhmen duan të jenë zyrtarë për mbrojtjen e të dhënave personale. Trajnimi do të jetë interaktiv dhe përmes shembujve praktik do t’ua ofrojë rolin e zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale në punën e përditshme.

Ligjërues në trajnim do të jetë Arben Gudaçi – jurist dhe zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj, si dhe konsultant për mbrojtjen e të dhënave personale.

Trajnimi do të mbahet me prani fizike të pjesëmarrësve në hapësirat e SHPKNJP AKADEMIK Shkup, në rrugën “Rajko Zhinzifov” nr. 50, Shkup, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Agjenda

  • Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale (LPDHP)
  • Kuptimi i parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale, rrolet, përgjegjësitë dhe aktivitetet për përpunimin e të dhënave personale sipas LPDHP
  • Kuptimi i përgjegjësive të kontrolluesit dhe përpunuesit
  • Të drejtat e subjekteve të të dhënave personale dhe si zbatohen në punën e përditshme
  • Përcaktimi i bazës juridike dhe mbajtja e evidencave të ndryshme për hartimin e proceseve te kontrolluesi
  • Rregullat për transfer ndërkombëtar të të dhënave
  • Si të bëjnë analizë të sistemit ekzistues
  • Si të përcaktojmë hapa për harmonizimin me ligjin
  • Përgatitja e planit për trajnime dhe kontrolle
  • Aftësitë bazë që duhet t’i posedojë zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale

Vërejtje: janë të mundshme ndryshime të agjendës, në pajtim me nevojat e pjesëmarrësve dhe varësisht nga diskutimet që do të zhvillohen gjatë trajnimit.

Çmimi për pjesëmarrje në trajnim

Çmimi për pjesëmarrje për një person është 4.900 denarë me TVSH të përfshirë.

Pagesa bëhet në bazë të pro-faturës, detyrimisht para fillimit të trajnimit.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten më së voni deri më 14.09.2022 (e mërkurë), përmes postës elektronike practicum@akademik.com.mk, kurse të gjitha informacionet shtesë për këtë trajnim mund t’i merrni në numrat e telefonit:

  • +389 02 3221 091 dhe
  • +389 02 3122 308.

Në fletëparaqitjen për pjesëmarrje në trajnim duhet të shënohen emri dhe mbiemri, informacionet për subjektin i cili e bënë pagesën, posta elektronike (e-mail), numri i telefonit i pjesëmarrësit.

Pjesëmarrësit do të marrin në formë elektronike materialet nga trajnimi dhe e-certifikatë për pjesëmarrje.