Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e BE-së kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, sot kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2022.
Kryetarja e Gjykatës Supreme i shprehu falënderim ambasadorit Gir për dorëzimin zyrtar të Raportit të BE-së në gjykatën më të lartë të shtetit dhe përfaqësuese e pushtetit gjyqësor, aktivitetet dhe angazhimet e të cilës janë vërejtur në raportin e ri.
„Për ne është veçanërisht e rëndësishme që në Raportin e Komisionit Evropian për herë të parë janë vërejtur si aktivitete pozitive të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në aspekt të përpjekjeve për përmirësimin e konsekuencës në aktgjykimet dhe harmonizimin e praktikës gjyqësore, miratimin e Rregullores së re të punës së Gjykatës Supreme, miratimin e mendimeve juridike parimore, qëndrimet dhe konkluzionet që rregullisht publikohen në ueb faqen e Gjykatës, si dhe për nënshkrimin e Deklaratës për Gjyqësor të Hapur, që do të ndihmojë në përmirësimin e transparencës dhe besimin e publikut në gjyqësorin. Konstatime të këtilla të Bashkimit Evropian për ne si gjykatë paraqesin inkurajim të madh”, theksoi Ademi.
Ambasadori Gir theksoi se vërejtja e aktiviteteve dhe angazhimeve të Gjykatës Supreme në Raportin e BE-së është shenjë e fuqishme për përkushtimin dhe kontributin e Gjykatës Supreme në procesin reformues dhe se reformat duhet të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim në interes të qytetarëve. Ambasadori theksoi se profesionalizimi është garancia më e fuqishme për efikasitetin dhe për pavarësinë e çdo gjyqësori dhe se kapaciteti i institucioneve është me rëndësi esenciale për realizimin e drejtësisë.
Në ngjarjen e sotme të pranishëm ishin të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme, ndërsa fjalim patën edhe gjyqtarët Xhemali Saiti dhe Mirjana Llazarova Trajkovska, të cilët theksuan se bashkëpunimi ndërkombëtar i gjykatës më të lartë në shtetin me Bashkimin Evropian është me rëndësi të madhe në zbatimin e procesit reformues dhe se Gjykata Supreme do të përkushtohet shumë në Strategjinë e re për reforma në sektorin e gjyqësorit, që në Raportin e BE-së, është vë në dukje si dokument kryesor për gjyqësorin.