/ Lexuar:

662

BISEDË ME AVOKATIN STEFAN PAVLOVIQ PËR AMBICIET DHE SFIDAT E AVOKATËVE TË RINJ

Paraqitet një presion i ri – përpjekja për gjetje të klientëve të rinj, përpjekja për ballafaqim efikas dhe të suksesshëm me problemet juridike të cilat i kanë klientët, por ky presion për mua është motor shtytës për t'u ballafaquar në mënyrë të suksesshme me sfidat e përditshme që rezultojnë nga avokatia.

Stefan, ju jeni avokat i pavarur gati 8 muaj, megjithatë ju veç më keni përvoja të ndryshme në drejtësi. Si lindi dashuria për drejtësinë?

– Si fëmijë kisha më shumë dëshira sa i përket profesionit tim të ardhshëm, një ndër to ishte edhe të bëhesha pilot ushtarak ose kontrollues i fluturimeve, me sugjerim të gjyshit tim, i cili me profesion ishte aviomekanik. Por, në vitin e tretë të gjimnazit kishim lëndë Hyrje në drejtësi dhe profesori i cili në mënyrë interesante dhe jo të zakonshme na njoftoi me institucionet bazë të së drejtës arriti të zgjojë te unë interes të veçantë për të drejtën dhe, normalisht, për avokaturën.

A mund të na përshkruani rrugëtimin tuaj nga fakulteti e deri te momenti kur u bëtë avokat?

– Më duhet të them se rruga është jashtëzakonisht e rëndë dhe e mundimshme dhe kërkon dëshirë dhe fokus drejt qëllimit përfundimtar të cilin e ka vendosur njeriu. Në rastin tim, studimet deridiplomike i përfundova me afatin e rregullt, menjëherë më pas regjistrova studimet e magjistraturës, në drejtimin E drejta penale materiale. Paralelisht me studimet e magjistraturës fillova punën si vullnetar në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ku edhe përfitova njohuri të mëdha falë gjyqtarëve të cilët në mënyrë altruiste e ndanë njohurinë dhe përvojën e tyre me mua. Pas përfundimit të studimeve të magjistraturës vendosa të shohë dhe të njoftohem me anën tjetër të raportit gjyq – avokat, gjegjësisht isha praktikant në Shoqërinë e Avokatëve “Trifunovski, Sazdov, Cibrev”, e cila është e specializuar në fushën e të drejtës civile. Kolegët në atë shoqëri, e që e kam patjetër të potencojë avokatin Ivan Cibrev, me përkushtimin e plotë e maksimal u përpoqën që në tërësi të m’i mbartin njohuritë dhe përvojat e tyre dhe të më përgatisin për periudhën që vijon dhe për rrugën që duheshte ta ec, gjë për të cilën u jam shumë falënderues. Në Shoqërinë e Avokatëve isha praktikant përafërsisht 2 vjet, derisa nuk fillova me përgatitjet për provimin e jurisprudencës, të cilin si rezultat i përkushtimit tim të madh e kalova pa asnjë problem. Menjëherë pasi e kalova provimin e jurisprudencës, u punësova në një korporatë ndërkombëtare në pozicionin e juristit. Pas një viti pune në korporatë, në qershor të vitit 2022 vendosa që t’i përkushtohem avokaturës.

Cilat ishin sfidat më të mëdha me të cilat u ballafaquat gjatë hapjes së zyrës?

Një ndër sfidat më të mëdha është ballafaqimi me goditjen e parë dhe ballafaqimi me pyetjet që ia bëja vetes: Çka nëse nuk kam klientë të mjaftueshëm? Çka nëse gaboj? Çka nëse nuk jam mjaftueshëm i përgatitur për hapin që po е marr? Si do t’i mbuloj shpenzimet mujore? Mund të them se ajo periudhë e tranzicionit kalon pas disa muajve dhe dalëngadalë fillon dhe mësohesh me realitetin e ri. Por, pas kësaj paraqitet një presion i ri – përpjekja për gjetje të klientëve të rinj, përpjekja për ballafaqimin efikas dhe të suksesshëm me problemet juridike të cilat i kanë klientët, por presioni i tillë për mua është motor shtytës për ballafaqim të suksesshëm me sfidat e përditshme që rezultojnë nga avokatia.

A punoni i vetëm apo zyrën e ndani me dikë tjetër?

– Në periudhën kur doja të hapja zyrën time u takova me ish gjyqtarin për krim të organizuar Vladimir Tufegxhiq, i cili është njëri nga gjyqtarët që mbarti te unë diturinë dhe përvojën e tij gjatë kohës derisa isha vullnetar në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe i cili, kah fundi i vitit 2021, hapi zyre avokatie të veten. Ai më ofroi bashkëpunim – unë të jem avokat i pavarur në zyrën e tij, por të kemi bashkëpunim në lëndët penale dhe civile. Do të doja t’i shpreh falënderimin tim për mundësinë që ma dha, që më ftoi të jem pjesë e zyrës së tij, që më mundësojë kushte t’i qasem avokaturës, që për çdo ditë më jep përkrahje dhe shtytje shumë të madhe të përparoj në avokaturë dhe i cili gjithashtu është një mentor i madh i cili pa hezitim i ndan njohuritë dhe përvojën e tij shumëvjeçare me mua.

Në cilën fushë të së drejtës punoni dhe doni të punoni?

– Fillimisht, derisa isha vullnetar në Gjykatën Themelore Penale Shkup, te unë lindi një dashuri e madhe për të drejtën penale. Pastaj, derisa isha praktikant në Shoqërinë e Avokatëve “Trifunovski, Sazdov, Cibrev”, u njoftova më thellësisht me materien e të drejtës civile. Prandaj, për momentin punoj edhe në fushën e të drejtës penale dhe në fushën e të drejtës civile.

A ua lehtëson punën teknologjia moderne?

– Sigurisht. Veçanërisht nëse bëjmë një paralele me kolegët që kanë punuar para 20-30 viteve, duke filluar nga punët që sot i marrim si të gatshme, siç janë kompjuterët modern e të shpejt, printerët, skanerët, qasja në internet, e edhe aplikacionet e specializuara, siç është Akademika, të cilat na lehtësojnë punën, por edhe na mundësojnë që më shpejtë ta përfundojmë punën tonë – tani eksplorojmë baza të ndryshme, dokumente, aktgjykime, punime shkencore nga dhe për vende të ndryshme të botës, edhe atë duke ndenjur në zyre.

Cili është mendimi Juaj, a adaptohet lehtë me risitë në teknologji sistemi jonë juridik?

– Sikurse te të gjitha segmentet tjera në sistemin tonë ashtu edhe në sistemin juridik ekzistojnë ide të mira, por mungon realizimi. Do doja të kthehesha te sistemi AKMIS, i cili shfrytëzohet në gjykata. Bëhet fjalë për sistem të menaxhimit të lëndëve gjyqësore i cili në kohën kur u implementua ishte goxha modern e i avancuar, por për standardet e sotme është sistem shumë i ngadaltë dhe dukshëm e ngadalëson punën e organeve gjyqësore, kështu që nevojitet modernizimi i tij dhe harmonizimi me teknologjinë moderne. Pastaj, do kthehesha në sistemin e dorëzimit elektronik në gjykata, i cili në letër duke shumë praktik, por në realitet aspak nuk funksionon. Për momentin ky sistem është njëkahësh dhe shërben për dërgimin e letrave nga gjykata te avokatët, por në praktikë ai pothuajse nuk shfrytëzohet fare. Puna do të ishte shumë më e lehtë edhe për organet gjyqësore edhe për avokatët nëse ai sistem do të ishte i ndërsjellë dhe nëse do të shfrytëzohej çdo ditë në atë mënyrë që të gjitha parashtresat dhe letrat do të mund të dërgoheshin në formë elektronike, e me këtë do ta kishin më të lehtë gjykatat, do të zvogëlohej “papirologjia” dhe kjo do të mundësonte udhëheqje shumë më efikase dhe më të koncentruar të lëndëve gjyqësore. Mund të them se sektori privat shumë më mirë përballet me sfidat dhe risitë e teknologjisë moderne në sferën e drejtësisë, duke pasur parasysh atë se jemi dëshmitarë të asaj se si çdo ditë paraqiten vegla informatike të reja dhe moderne të cilat janë një ndihmesë shumë e madhe për avokatët dhe juristët, siç janë baza të centralizuara të rregullave ligjore dhe nënligjore, aktgjykime të gjykatave, e gjithashtu edhe vegla që shërbejnë për menaxhimin e punës së një zyre avokatie moderne.

Si dhe ku e shihni veten tuaj pas 10-20 viteve?

– Për momentin ambicia ime e vetme është të jem një avokat sa më i suksesshëm dhe të jap kontributin tim në zhvillimin dhe përparimin e këtij profesioni, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të konkurroj në Akademinë e Gjykatëseve dhe Prokurorëve Publik dhe të përpiqem të bëjnë një transfer natyral nga avokatia në funksionin gjyqësor apo të prokurorisë.