/ Lexuar:

55 014

DITË JOPUNE PËR VITIN 2023

Në pajtim me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së numër 21/98 dhe 18/07) në vitin 2023 ditë jopune janë:

Për të gjithë qytetarët e RMV-së

  • 1 janar (e diel), Viti i Ri, 2 janar (e hënë) është ditë jopune
  • 7 janar (e shtunë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjes sipas kalendarit ortodoks
  • 17 prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks
  • 21 prill (e premte), Fitër Bajrami, dita e parë e Fitër Bajramit
  • 01 maj (e hënë), Dita e Punës
  • 24 maj (e mërkurë) “Shën Kirili dhe Metodi” Dita e shenjtorëve sllavë
  • 2 gusht (e mërkurë), Dita e Republikës,
  • 8 shtator (e premte), Dita e Pavarësisë,
  • 11 tetor (e mërkurë), Dita e Kryengritjes Popullore
  • 23 tetor (e hënë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
  • 8 dhjetor (e premte), “Shën Klimenti i Ohrit”

Për qytetarët e besimit ortodoks

  • 6 janar (e premte), Buzmi, një ditë para Krishtlindjeve
  • 19 janar (e enjte), Epifania (Ujët e bekuar)
  • 14 prill (e premte), E premtja e madhe, e premtja para Pashkëve
  • 17 prill (e hënë), E premtja e madhe, dita e dytë e Pashkëve
  • 2 qershor (e premte), Rrëshaja, e premtja para Rrëshajës
  • 28 gusht (e hënë), Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe)

Për qytetarët e besimit katolik

  • 10 prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve,
  • 1 nëntor (e mërkurë), Festa e të gjithë shenjtorëve,
  • 25 dhjetor (e hënë), dita e parë e Krishtlindjes.

Për qytetarët e besimit mysliman

  • 28 qershor (e mërkurë), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë shqiptare në RMV

  • 22 nëntor (e mërkurë), Dita e Alfabetit Shqip

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë serbe në RMV

  • 27 janar (e premte), Shën Sava

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë rome në RMV

  • 8 prill (e shtunë), Dita Ndërkombëtare e Romëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë vllahe në RMV

  • 23 maj (e martë), Dita Ndërkombëtare e Vllehve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë hebre në RMV

  • 25 shtator (e hënë), Yom Kipur, dita e parë e Yom Kipur

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë bosnjake në RMV

  • 28 shtator (e enjte), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë turke në RMV

  • 21 dhjetor (e enjte), Dita e mësimit në gjuhën turke.