/ Lexuar:

841

DY TRAJNIME PËR TEMËN: SHQETËSIMI NË VENDIN E PUNËS (MOBINGU)

Më datë 30.08.2022 (e martë) dhe më datë 31.08.2022 (e mërkurë), nga ora 10:00 deri në 14:00, Akademik do të mbajë trajnime me prani fizike për temën “Shqetësimi në vendin e punës (mobingu)”

Qëllimi i trajnimeve

Shqetësimi në vendin e punës, gjegjësisht mobingu është temë e cila nuk e humb aktualitetin në botën moderne. Krijimi dhe sigurimi i mjedisit të shëndoshë të punës duhet gjithmonë të jetë në fokusin e punëdhënësve dhe të të punësuarve si parakusht për punën e suksesshme të kompanive.

Qëllimi i këtyre trajnime është që, në mënyrë më të detajuar, përmes shembujve praktik, të përpunohen aspektet e ndryshme të shqetësimit në vendin e punës si dukuri, duke filluar nga definimi i termit shqetësim në vendin e punës, bërja e dallimit në mes diskriminimit dhe shqetësimit, e deri te mbrojtja ligjore, gjegjësisht ngritja e procedurave jashtëgjyqësore dhe gjyqësore për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës.

Trajnimi “A DINË PUNËDHËNËSIT TË NJOHIN MOBINGUN DHE SI TË MENAXHOJNË ME TË?”, i cili do të mbahet më 30.08.2022, është për punëdhënësit, gjegjësisht pronarët e personave juridik, menaxherët, udhëheqësit, personat tjerë të autorizuar në pozicione udhëheqëse të cilët janë përgjegjës për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës dhe për ndërmarrjen e aktiviteteve për mbrojtje.

Trajnimi “A DINË TË PUNËSUARIT TË NJOHIN MOBINGUN DHE SI TË LUFTOJNË KUNDËR TIJ?”, i cili do të mbahet më 31.08.2022, është për të punësuarit të cilët janë të interesuar të njihen me konceptin e mbrojtjes nga shqetësimi në vendin e punës, si dhe me procedurat që i kanë në dispozicion gjatë mbrojtjes së të drejtave të tyre si të punësuar.

Ligjëruese

Maja Ristova, avokate, e specializuar në lëndët nga sfera e marrëdhënieve të punës dhe mobingut, me përvojë teorike dhe praktike shumëvjeçare (eksperte e përfshirë në krijimin e Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, trajnuese në trajnime të ndryshme të kësaj sfere, avokate përfaqësuese para gjykatave në lëndët që kanë të bëjnë me mobingun).

Vërejtje: trajnimet do të mbahen me prani fizike të pjesëmarrësve, në hapësirat e SHPKNJP AKADEMIK Shkup, në rr. “Rajko Zhinzifov” nr. 50, Shkup, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Agjenda për trajnimin më datë 30.08.2022: “A DINË PUNËDHËNËSIT TË NJOHIN MOBINGUN DHE SI TË MENAXHOJNË ME TË?”

  • Termi, definicioni dhe llojet e mobingut
  • Si të njohim mobingun
  • Si të dallohet mobingu nga diskriminimi dhe shkelja klasike e LMP-së
  • Korniza ligjore
  • Kafe-pauzë
  • Mbrojtja ligjore nga mobingu: procedura jashtëgjyqësore dhe gjyqësore
  • Procedura jashtëgjyqësore nga aspekti i punëdhënësit; obligimet ligjore të punëdhënësit në pjesën e procedurës jashtëgjyqësore
  • Dëshmi për mobing dhe shembuj nga praktika gjyqësore
  • Kompetencat e Inspektoratit Shtetëror të Punës në pjesën e mobingut dhe gjobat kundërvajtëse të parapara
  • Pyetje dhe diskutim

Agjenda për trajnimin më datë 31.08.2022: ”A DINË TË PUNËSUARIT TË NJOHIN MOBINGUN DHE SI TË LUFTOJNË KUNDËR TIJ?”

  • Termi, definicioni dhe llojet e mobingut
  • Si të njohim mobingun
  • Si të dallohet mobingu nga diskriminimi dhe shkelja klasike e LMP-së
  • Korniza ligjore
  • Kafe-pauzë
  • Mbrojtja ligjore nga mobingu: procedura jashtëgjyqësore dhe gjyqësore
  • Dëshmi për mobing dhe shembuj nga praktika gjyqësore
  • Pyetje dhe diskutim

Vërejtje: janë të mundura ndryshime në agjendat e trajnimeve, në pajtim me nevojat e pjesëmarrësve dhe varësisht nga diskutimet që do të zhvillohen gjatë trajnimit.

 

Çmimi për pjesëmarrje në trajnim

Çmimi për pjesëmarrje në një trajnim për një person është 5.800 denarë me TVSH të përfshirë.

Pagesa bëhet në bazë të pro-faturës, detyrimisht para fillimit të trajnimit.

Të gjithë të interesuarit për trajnimin “A dinë punëdhënësit të njohin mobingun dhe si të menaxhojnë me të?” mund të paraqiten më së voni deri më 29.08.2022 (e hënë), ndërsa për trajnimin: “A dinë të punësuarit të njohin mobingun dhe si të luftojnë kundër tij?” më së voni deri më 30.08.2022 (e martë), përmes postës elektronike practicum@akademik.com.mk, ndërsa për të gjitha informacionet plotësuese për trajnimet mund të paraqiteni në numrat e telefonit:

+389 02 3221 091 dhe

+389 02 3122 308.

Në fletëparaqitjen për pjesëmarrje duhet të shënohet emri dhe mbiemri, informacionet për subjektin që do të bëjë pagesën, adresa e postës elektronike dhe numri i telefonit i pjesëmarrësit për kontakt.

Pjesëmarrësit do të marrin materiale elektronike nga trajnim dhe e-certifikatë për pjesëmarrje.