/ Lexuar:

319

ESHS: Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, korrik 2022

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit korrik 2022 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 111.6.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (18.3%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (17.8%) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (17.2%).

Ulje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (3.8%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (3.8%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (3.2%) .

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit korrik 2022, është 47 590 denarë.

Tekstin e plotë të publikimit mund ta shihni këtu.