/ Lexuar:

225

ESHS: Paga mesatare mujore neto për të punësuar, korrik 2022

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit korrik 2022 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 111.5.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (17.8%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (17.5%) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (16.3%).

Ulje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (4.3%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (3.9%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (3.9%).

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit korrik 2022, është 31 812 denarë.

Tekstin e plotë të publikimit mund ta shihni këtu.