/ Lexuar:

241

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit dhe çmimet e shitjes me pakicë, mars 2022

Publikim nga Enti shtetëror i statistikës

“Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në mars të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është 101.6, ndërsa indeksi i harmonizuar i çmimeve me pakicë është 101.5.

Rritja në indekset e kostove së jetesës në mars 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te qumështi me 7.3 %, vezët me 6.0 %, fruta të freskëta dhe të ftohta me 5.9 %, bukë dhe drithëra me 5,0 %, birra me 2,9 %, vaj dhe yndyrë me 1,7 %, mish, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh me 1,3 %, kafeja, çaji, kakaoja me 1.2 %, verë, cigare me 0,9 %, produktet ushqimore, të paspecifikuara diku tjetër me 0.7 %, sheqeri, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira, pije alkoolike me 0. 5%, djathë dhe gjizë me 0,2%.

Në mars, gjithashtu, rritje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur te gazi shtëpiak me 8.2 %, karburantet e lëngëta për familjet me 8,1%, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet me 6,1%, transporti rrugor i pasagjerëve me 5,2%, pastrim, riparim dhe marrja me qira e rrobave me 5,1 %, produktet e tjera mjekësore me 5,0%, kafshëve shtëpiake dhe produkteve të ngjashme me 4,9%, riparimi i pajisjeve audiovizive, fotografike dhe informacioni me 4,8%, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje, aranzhime udhëtimi me 3,4 %, shërbimet paramjekësore me 3,1%, materialet për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesës, media regjistrimi me 3,0%, mjetet motorike me 2,8%, produktet shtëpiake – jo të përhershme, shërbimet dentare me 2,7%, restorantet, kafenetë etj. me 2,6%, mirëmbajtje dhe riparime të automjeteve me 2,1%, biçikleta me 1,9%, elektroshtëpiake të vogla për amvisëri, kopshte, bimë dhe lule me 1,8%, vegla dhe pajisje të mëdha, parukeri dhe sallone bukurie, pajisje elektrike për higjienën personale me 1.7%, bizhuteri, ora dhe ora dore me 1.6%, qiratë aktuale të paguara nga qiramarrësit me 1.5%, shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit, lëndë djegëse të ngurta për familjet me 1.3%, mobilje dhe sende shtëpiake, vegla të vogla dhe aksesorë të tjerë, shërbime mjekësore, shërbime të tjera për pajisje të transportit vetanak, materiale të tjera të printuara, shërbime akomodimi me 1,0%, ndihma dhe pajisje terapeutike me 0,8%, pajisje të mëdha elektrike shtëpiake, pjesë këmbimi dhe aksesorë për automjetet e veta, arsimim tjetër me 0,7%, produkte farmaceutike me 0,6%, sende të tjera personale me 0.5%, pajisje të tjera dhe produkte të kujdesit personal me 0.4 %, veshje, veshje të tjera dhe aksesorë veshjesh, qelqe, enë kuzhine dhe pajisje të tjera, materiale shkrimi dhe vizatimi, shërbime të tjera të paspecifikuara apo të përfshira diku tjetër me 0,3%, pëlhura veshjesh, riparime mobiljesh, mobilje dhe mbulesa për dysheme, tekstile shtëpiake me 0.2%.

Ulje në indekset e kostos së jetesës në mars 2022 në krahasim me muajin e kaluar është vërejtur edhe te perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë me 1,6%.

Gjithashtu, ulje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur edhe te transporti ajror të pasagjerëve me 9.4 %, mbrojtja sociale me 1,1%, lojërat, lodrat dhe hobi me 1,0%, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike me 0,7%, pajisjet e përpunimit të informacionit me 0,6% dhe këpucët me 0,4%.

Indeksi i kostos së jetesës në mars 2022, krahasuar me mars 2021, është vërejtur rritje me 8.8 %, dhe tek indeksi i çmimeve me pakicë është vërejtur rritje me 9.6 %.”