Intervistë me Dejan Aleksov, avokat në zyrën e avokatisë “Aleksov & Memishi”
"E fillova këtë veprimtari me 0 klientë dhe me fender kitarën e shitur që të sigurojë ndonjë shumë të financave së paku në muajt e parë."
Kush është Dejan Aleksov dhe sa kohë ka që punon si avokat?
Përshëndetje, Akademik!
Unë punoj si avokat nga 1.1.2017, ndërsa zyrtarisht e hapa laptopin të nesërmen dhe fillova të “mendoj çfarë të punoj”. Atëherë e fillova këtë veprimtari me 0 klientë dhe me fender kitarën e shitur që të sigurojë ndonjë shumë të financave së paku në muajt e parë.
Në anën e djathtë nga avokatura është çiklizmi malor, ndërsa në anën e djathtë nga çiklizmi malor janë sprint triathlon-ët. Tani, pas 6-7 viteve planifikoj ta kthej edhe kitarën.
Në cilat fusha punoni më shumë?
Më shumë punojmë me të drejtën tregtare dhe të drejtën biznesore, veçanërisht në industrinë e IT-së dhe bashkësinë-startap. Këtu e “kontraktuam” ekspertizën tonë, veçanërisht për arsye se zhvillimi i teknologjisë është shumë më i shpejtë se sa ligjet, kështu pamë një sfidë interesante për punë.
Sa persona jeni në ekip dhe cilat janë 3 prioritet që keni kujdes në punën tuaj interne?
Për momentin jeni dy avokatë, një bashkëpunëtor profesional dhe një praktikant, në ekip kemi edhe bashkëpunëtorë të jashtë, për përmbajtje informative. Në punën interne theks të veçantë vendosim në:
- Dokumentimin e proceseve dhe transferin know-how. Bëmë një manual/udhëzues të detajuar për punë, ku janë paraqitur të gjitha llojet e procedurave të cilat i punojmë, dhe ai u dedikohet si personave ekzistues ashtu edhe atyre të rinj që na bashkëngjiten. Kjo na ndihmon shumë në optimizimin e kohës për transferin e njohurive nga njëri te tjetri.
- Plan i qartë për përparim dhe motivim. Ky plan është i lidhur me udhëzuesin për punë, ashtu që pas arritjes së indikatorëve të caktuar matës kemi mënyra të ndryshme të nxitjes të lidhura me zmadhimin e kompensimeve, ditëve të punës nga shtëpia, orarit të shkurtuar të punës etj.
- Ndërtimin e kulturës ekipore, e cila theks më të veçantë i vë mentorimit sesa menaxhimit.
Këto prioritete na ndihmojnë shumë të sigurojmë vazhdimësi dhe stabilitet në shërbimin ndaj klientëve.
Cilave gjëra i kushtoni më shumë rëndësi në punën e jashtme ndaj klientëve?
Për këtë pyetje ka përgjigje të qarta, të cilat janë të lidhura me Kodin e etikës nga Oda e Avokatëve (besueshmëri, përfaqësim të interesave në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësi etj.).
Edhe pse Kodi i etikës është numër 1 për raportin me klientët, ne vëmendje të veçantë i kushtojmë përvojës që e ka klienti kur bashkëpunon me ne.
Nëse marrim një shembull të thjeshtë, regjistrimi i shoqërisë tregtare është procedurë të cilën mund ta zbatojë çdo agjent regjistrues. Si rezultat merrni vendim për themelim. Ky rezultat do të fitohet pa dallim cilin agjent regjistrues e shfrytëzoni. Kështu në kushte kur rezultati është i njëjtë, më shumë rëndësi i kushtojmë procesit dhe asaj se si klienti e përjeton procesin.
Klienti nuk duhet të jetë i kënaqur vetëm me rezultatin, por edhe me ecurinë e procedurës.
Sa dhe si ju ndihmon mësimi joformal në udhëheqjen e zyrës?
Shumë! Unë e kisha fatin të kem shoqëri të cilët janë ekspertë në fusha të ndryshme, veçanërisht në industrinë e IT-së dhe bashkësisë-startup, që më ndihmuan në shumë aspekte të punës. Nga këtu mësova shumë baza dhe mora udhëzime. Kuptova se përparimi individual përmes mësimit të pavarur dhe të vazhdueshëm (libra, video dhe ngjashëm) na aktivizon një zonë kreative në të cilën kërkojmë mënyra që atë që e kemi mësuar ta zbatojmë në praktikë, përfundimisht ky është çelësi kryesor për zhvillim.
Disa propozime për kolegët tuaj avokatë?
Pikërisht këtë që përmenda paraprakisht, do t’ju propozoja të mësojnë dhe të jenë kureshtar. Për ata që duan të lexojnë ose planifikojnë të fillojnë të lexojnë do t’ua propozoja librat: “Menaxhimi i prodhimit të lartë”, nga Andrew S. Grove (“High Output Management”, Andrew S. Grove), ish drejtor ekzekutiv kryesor në kompaninë “Intel”, dhe “Ndikimi” nga Robert S. Cialdini (“Influence”, Robert B. Cialdini), ndërsa për ata kolegë që duan të dëgjojnë le ta shohin podcast-in “Sipërmarrësi ligjor” nga Neil Tyra (The Law Entrepreneur, Neil Tyra).