/ Lexuar:

376

Kallëzim penal për keqpërdorim të të dhënave personale

SPB Shkup – Njësia për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik parashtroi kallëzim penal kundër O. I.(32) nga f. Studeniçan – Shkup, i punësuar si ofiqar në Drejtorinë për Udhëheqje të Librave Amë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i të dhënave personale” sipas nenit 149 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe D.K. (28) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i të dhënave personale” sipas nenit 149 paragrafi 1 lidhur me nenin 45 të Kodit penal.
I dyshuari i parë, gjatë muajit prill të vitit 2021, pa kërkesë të dorëzuar dhe pa leje të marrë nga nëna e tij, si përfaqësuese ligjore e personit të mitur, ka përgatitur certifikatë dhe me nënshkrimin e vet dhe me vulë të Drejtorisë për Udhëheqje me Librat Amë, ka verifikuar Certifikatë nga Libri amë i të lindurve dhe certifikatën e përgatitur ia ka dhënë të dyshuarit të dytë, i cili ka qenë i paautorizuar që të disponojë me certifikatë të tillë. I dyshuari i dytë, në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin, në dy raste e ka shfrytëzuar certifikatën, gjegjësisht të dhënat personale të personit të mitur. Ai e ka keqpërdor në procedurë në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë për Udhëheqje të Librave Amë dhe në padinë e ngritur nga ana e tij kundër nënës së dëmtuar.