/ Lexuar:

376

KONSULTIM ONLINE PËR TEMËN: “Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale kundrejt administruesit të sistemit informativ”

Me datë 12.04.2022 (e martë), me fillim në ora 14:30, Akademik do të organizojë konsultim online për temën: “Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale kundrejt administruesit të sistemit informativ”

  • A e kam patjetër të caktojë zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në kompaninë time edhe pse kam nën 10 të punësuar në atë kompani?
  • Nëse nuk kam të punësuar person për IT, a e kam patjetër të caktoj administrator për sistemin informativ?
  • A mundet administratori për IT të jetë edhe zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale?
  • Kush është përgjegjës për sigurinë e të dhënave, administratori apo zyrtari?
  • A kryen zyrtari spervizion mbi punën e administratorit ose anasjelltas?
  • Kush mund të jetë zyrtar ose administrator?

Pyetjet e lartshënuara janë vetëm një pjesë e dilemave dhe sfidave me të cilat përballen kontrolluesit në këtë periudhë që nga zbatimi i Ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale. Me kërkesë të kontrolluesve, në periudhën në vazhdim në Akademik do të organizohen konsultime për tema dhe aspekte konkrete nga Ligji, me qëllim të lehtësimit të procesit të implementimit dhe me qëllim të përgjigjes së pyetjeve që shumë shpesh parashtrohen nga kontrolluesit. Konsultimet do t’i udhëheqin ekspert të dëshmuar nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale.

Konsultimi i parë për temën “Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale kundrejt administratorit të sistemit informativ” do të mbahet më 12.04.2022. Konsultimin do ta udhëheqë Arben Gudaçi, jurist dhe zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj, si dhe konsultant për mbrojtjen e të dhënave personale.

Konsultimi do të organizohet në atë mënyrë që pas një prezantimi të shkurtër për temën nga ana e ekspertit, do të vijon diskutimi dhe pyetjet nga pjesëmarrësit për temën konkrete.

Konsultimi zgjat nga ora 14:30 deri 15:30, me mundësi që të zgjatet edhe gjysmë ore, varësisht nga interesimi i pjesëmarrësve.

Çmimi për pjesëmarrje për një person është 1.600 denarë përfshirë dhe TVSH-në.

Pagesa bëhet në bazë të pro-faturës, detyrimisht para fillimit të konsultimit.

Të gjithë të interesuarit për këtë konsultim mund të paraqiten më së voni deri më 11.04.2022 (e hënë), përmes postës elektronike practicum@akademik.com.mk, kurse të gjitha informacionet shtesë për këtë konsultim mund t’i merrni në numrat e telefonit:

  • +389 02 3221 091 dhe
  • +389 02 3122 308.

Në fletëparaqitjen për pjesëmarrje në konsultim duhet të shënohen emri dhe mbiemri, informacionet për subjektin i cili e bën pagesën, adresa dhe posta elektronike (e-mail) që do të shfrytëzohet që të mund të merrni ftesë për ndjekje të konsultimit dhe numri i telefonit për të kontaktuar me pjesëmarrësin.

Shpjegim për platformën ZOOM

Konsultimi do të zhvillohet online, përmes platformës ZOOM, për këtë shkak secili pjesëmarrës e ka patjetër të disponojë me:

  • pajisje elektonike (kompjuter, tablet etj.),
  • rrjet stabil të internetit,
  • mikrofon dhe zëpërçues (ose dëgjuese).

Secili pjesëmarrës që do të bëjë pagesën për pjesëmarrje në konsultim do të pranojë e-postë me linkun për konsultimin në postën elektronike të cilën e ka shënuar në fletëparaqitjen për pjesëmarrje në konsultim. Detyrimisht, para kyçjes, pjesëmarrësi duhet të shënojë emrin dhe mbiemrin që i ka shënuar në fletëparaqitje.

Për më shumë informacione lidhur me shfrytëzimin e platformës Zoom, shihni në https://akademik.mk/obuka-preku-platformata-zoom/ .