Lejimi ose arsyetimi i krimeve të luftës është vepër penale, kryerësit do të sanksionohen

“Lejimi ose arsyetimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit ose krimit të luftës është vepër penale e paraparë me nenin 407-a të Kodit penal.

Me fjalë të tjera, ligji parasheh se ai që me anë të sistemit informativ publikisht i mohon, dukshëm i minimizon, i lejon dhe i arsyeton veprat e këtilla do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet. Nëse vepra është bërë me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës kundër një personi ose grup të personave për shkak të përkatësisë së tyre nacionale, etnike dhe racore ose përcaktimit fetar, kryerësi do të dënohet me burg më së paku katër vjet.

Në nenin 404 të Kodit penal, në mënyrë të qartë është shënuar se çka përfshin nocioni krim lufte kundër popullatës civile.

Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë intensive i ndjekin të gjitha deklaratat dhe komentet në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet në Ukrainë dhe në përputhje me kompetencat e tyre ligjore do të ndjekin penalisht të gjithë kryerësit që me publikimet e tyre dhe me prezantimin publik të qëndrimeve të tyre do të kryejnë veprën penale në fjalë.

Apelojmë deri te qytetarët të cilët do të vërejnë raste të këtilla t’i paraqesin në postën elektronike cybercrime@moi.gov.mk  që të veprohet në mënyrë përkatëse.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.