/ Lexuar:

220

Leksikon juridik: DONANDI CAUSA

DONANDI CAUSA  –  është bazë (arsye) për shkak të së cilës një person vendos t’i jep ndonjë personi tjetër dobi, ose t’i bartë ndonjë të drejtë qytetare pa kompensim. Shpesh, donandi causa është e pranishme te marrëveshja për dhuratë. Megjithatë mund të paraqitet edhe te cesioni papagesë, te falja e borxhit, te dorëheqja nga ndonjë e drejtë sendore mbi send të huaj, te heqja dorë nga trashëgimia në dobi të një personi tjetër dhe ngjashëm. Motivi i bartjes së tillë të dobisë mund të jetë falënderim, kujdes, t’i jepet ndihmë etj. Marrëveshja pa kompensim nuk ka veprim juridik kur shkaku i palejuar ka ndikuar mbi vendimin e lidhjes së marrëveshjes së tillë. Te cesioni papagesë ceduesi nuk përgjigjet për pagesën e kërkesës, kurse te marrëveshja për dhuratë dhuruesi nuk përgjigjet për mangësitë materiale dhe juridike të sendit të dhuruar.