/ Lexuar:

3 085

Leksikon juridik: IUS TOLLENDI

IUS TOLLENDI – e drejta e sunduesit të një sendi (i ndërgjegjshëm dhe i pandërgjegjshëm) ta veçojë dhe ta mbajë për vete atë që paraqet zmadhim të vlerës së sendit, nëse me ndarjen nuk do të dëmtohej sendi dhe nëse pronari nuk i ofron që ta paguaj vlerën e asaj që sunduesi ka për qëllim ta ndajë.

Kjo e drejtë është rregulluar edhe me Ligjin i pronësisë dhe të drejtave tjera reale, në pjesën kur personi që e ka humbur procesin gjyqësor duhet t’ia kthej sendin pronarit dhe në atë rast me ato rregulla rregullohet se cilat gjëra mund t’i merr mbajtësi i ndërgjegjshëm, e cilat ai i pandërgjegjshëm, gjegjësisht për cilat gjëra që i ka investuar në sendin mund të kërkojë kompensim. Dispozita të ngjashme përmban edhe Ligji i marrëdhënieve të detyrimeve në pjesën e udhëheqjes së punës pa urdhër.