Leksikon juridik: LEX POSTERIOR DEROGAT LEGE PRIORI
LEX POSTERIOR DEROGAT LEGE PRIORI – do me thënë ligji pasardhës e shfuqizon ligjin paraardhës nëse me të drejtën pozitive nuk është paraparë diçka tjetër.
Me këtë duhet të kihet parasysh identiteti i rregulloreve të mëparshme, që dmth se a i rregullojnë raportet e njëjta juridike, gjegjësisht se mos eventualisht bëhet fjalë për raport të një ligji special ndaj një të përgjithshmi ose anasjelltas, në të cilat raste kjo rregull nuk zbatohet.