/ Lexuar:

430

Leksikon juridik: NUDA PROPRIETAS

NUDA PROPRIETAS (prona e zhveshur) – pronësi mbi një send (të tundshëm ose të patundshëm) pa pasur të drejtë pronari ta shfrytëzojë atë, ta zotërojë, ose pa pasur të drejtë në të ardhurat nga ai send. Kjo situatë paraqitet kur bartësi i pronësisë ia ka lënë dikujt tjetër ta shfrytëzojë atë send mbi bazë të shërbimit, uzufruktit ose disponimit, si dhe gjatë shitjes së atij sendi deri në momentin e pagimit të plotë.