/ Lexuar:

491

Leksikon juridik: RATIO LEGIS

RATIO LEGIS  është nocion me të cilin përshkruhet kuptimi i ligjit, që dmth kërkimi i motivit për shkak të të cilit një rregull ligjore është sjell, gjegjësisht caktuar.

Në këtë mënyrë mund të përcaktohet edhe pikarritja e asaj rregulle ligjore lidhur me zbatimin në raste të caktuara. Ky nocion shpesh mundëson që zbatimi i të drejtës të bëhet edhe përmes analogjisë, gjegjësisht në rast që nuk përshtatet me dispozicionin e rregullës ligjore, por ekziston ratio legis edhe për zbatimin e asaj rregulle ligjore edhe në rast të tillë.