/ Lexuar:

1 210

Leksikon juridik: TITULUS ACQUIRENDI

TITULUS ACQUIRENDI është sikurse  iustus titulus dhe nënkupton bazë të fitimit. Për shembull, te marrëveshja për shitblerje vet marrëveshja nuk e bartë të drejtën, por paraqet bazë ligjore të fitimit, ndërsa që të fitohet e drejta e pronësisë mbi sendin që është lëndë e marrëveshjes për shitblerje, duhet me bazën ligjore të fitimit të bashkëngjitet edhe mënyra e fitimit (modus acquirendi), që do me thënë në mënyrë të caktuar të bëhet shitja e sendit. Kjo shitje mund të jetë reale, por mund të jetë edhe simbolike etj., ndërsa te patundshmëritë modusi i fitimit është regjistrimi në librat për tokat, me çka nga bartësi i deritanishëm i të drejtës së pronësisë mbi një patundshmëri e drejta kalon te fituesi i të drejtës, që do të thotë se në librat për tokat shënohet emri i fituesit.

Në praktikën juridike nocioni titulus acquirendi përmendet më rrallë, dhe në vend të tij më shpesh përdoret nocioni iustus titulus.