/ Lexuar:

362

Ndryshime në Ligjin për marrëdhënie të punës për vazhdimin e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në rekrutimin e kuadrove të rinj

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Kuvendin e RMV-së dorëzoi ndryshime të Ligjit për marrëdhëniet e punës. Ndryshimet janë dorëzuar me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian.

“Ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës propozohen për pjesën e ndërprerjes së marrëveshjes për punësim, me parashikim të përjashtimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë dhe parashikim të dispozitave për vazhdim të mandatit të tyre. Vlefshmëria kohore e këtyre dispozitave do të zgjasë më së shumti deri tre vjet me qëllim që të arrihet plotësim i vendeve në gjykatat dhe prokuroritë publike”, thuhet në arsyetimin ligjor.

Trajnimi fillestar i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë zgjat dy vjet, ndërsa pas zgjedhjes së tyre si gjyqtarë/prokurorë, pesë vitet e para ata gjykojnë për lëndët të cilat nuk janë me karakter të ndërlikuar. Në këtë mënyrë bëhet harmonizimi me propozimet nga Misioni vlerësues për trajnim gjyqësor.

Duke pasur parasysh afatet e përcaktuara për hyrje në Akademi e deri në zgjedhjen e tyre do të vihet deri në situatën që gjyqtarë/prokurorë të caktuar në atë periudhë të dalin në pension dhe t’iu pushojë marrëdhënia e punës me forcë të ligjit. Ndërsa nga ana tjetër, kandidatët për gjyqtarë/prokurorë akoma nuk do të jenë pjesë e sistemit të jurisprudencës dhe kjo do të shpie deri në zvogëlimin e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të ballafaqohen me vërshimin e rregullt të lëndëve”, thuhet në ndryshimet ligjore.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 151/2021), neni 104 pësoi ndryshime në drejtimin e asaj se punëdhënësi e ndërpret marrëveshjen për punësim kur punëtori do të arrijë moshën 64 vjeçare dhe 15 vite stazh pensional, nëse me ligj tjetër nuk është rregulluar ndryshe.

Me këto ndryshime ligjore do të tejkalohet gjendja me zbrazje të vendeve të gjyqtarëve gjegjësisht prokurorëve publikë deri në plotësimin dhe rekrutimin e kuadrove të rinj në gjyqësor, gjegjësisht në prokurori për shkak të vendeve të zbrazura në pajtim me sistematizimin për vendet e punës.

“Me qëllim të çlirimit të atyre gjyqtarëve të cilët do të gjenden në pozitë ta punojnë edhe punën e atyre gjyqtarëve të cilët do të pensionoheshin gjatë këtij viti, e duke i shikuar të gjitha zgjedhjet e mundshme, më e pranueshme është që të jepet mundësia për vazhdim të marrëdhënies së punës për profesione të caktuara deficitare, pas arritjes së moshës 64 vjeçare dhe 15 viteve stazh pensional. Vazhdimi i karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve është me interes publik qenësor dhe do të mundësojë realizimin e pandërprerë të pushtetit gjyqësor si esencë në sundimin e të drejtës. Me këtë zgjidhje ligjore zgjidhet problemi momental i mospasjes së kuadrove të rinj të profilizuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do t’i zëvendësonin kuadrot të cilët në tre vitet në vijim do të dilnin në pension. Kjo zgjidhje ligjore e propozuar do ta pengojë paralizimin e punës në gjykatat dhe prokuroritë për shkak të zvogëlimit të kuadrove në bazë të pensionimit. Në gjykata me pensionimin e gjyqtarëve do të mbeten të paplotësuara 60 vende pune për gjyqtarë, ndërsa në prokuroritë do të mbeten të paplotësuara 13 vende të prokurorëve publikë. Me qëllim që të përforcohet roli i gjyqësorit dhe prokurorisë dhe me qëllim të funksionimit të tyre të pandërprerë me arritjen e shkallës më të lartë të personelit ekipor dhe pavarësisë financiare, përforcimin e mekanizmave kontrollues të brendshëm, u paraqit nevoja të bëhet qasja për plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës”, shpjegohet në ndryshimet ligjore.

Në ndryshimet ligjore, gjithashtu, thuhet se Parimet themelore të KB Rekomandimi Nr. P (94) 12 dhe Karta Evropiane për statusin e gjyqtarit kanë të bëjnë me mundësinë për zgjedhje të mandatit të përhershëm, se sa të zgjedhjes deri në pensionim. Praktika evropiane është, në përgjithësi, gjyqtarët të zgjidhen me mandat të përhershëm deri në pensionim. Këshilli këshillëdhënës konsideron se, atje ku me përjashtim, gjyqtarët me mandat të plotë zgjedhen për kohë të caktuar, nuk nevojiten ndryshime, nëse procedurat mundësojnë gjyqtari, të konsiderohet si i rizgjedhur nga ana e trupit zgjedhor nëse ai do.