/ Lexuar:

231

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, shkurt 2022

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit shkurt 2022 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 106.8.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë të tjera shërbimi (13.1%), Akmodimi dhe shërbimi ushqimor (13.0%) dhe Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (11.4%).

Ulje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (7.6%), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (5.5%) dhe Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (5.1%).

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2022, është 44 531 denarë.