Lexoni me kujdes Politikën për mbrojtje të privatësisë që të informoheni se si SHPKNJP Akademik Shkup i shfrytëzon të dhënat tuaja personale që i lini gjatë vizitës së ueb-faqes Akademik.mk. Gjatë mbledhjes së këtyre informacioneve, veprojmë si kontrollues në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në përputhje me të jemi të obliguar t’ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Përpunimin e të dhënave tuaja personale e konsiderojmë si aktivitet shumë serioz dhe i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e përpunimit të të dhënave tuaja personale.
SHPKNJP Akademik Shkup në punën e saj e respekton Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të gjitha rregullat tjera të cilat në çfarëdo qoftë mënyre përcaktojnë trajtim të veçantë të të dhënave personale të shfrytëzuesve.
- SHPKNJP Akademik Shkup vjen vetëm deri te ato të dhëna personale të cilat shfrytëzuesit kanë vendosur t’i lënë gjatë shfrytëzimit të Akademik.mk.
- SHPKNJP Akademik Shkup në asnjë mënyrë nuk do t’i klasifikojë ato të dhëna, as nuk do t’i grupojë ose t’i shfrytëzojë për çfarëdo qoftë qëllime tjera, përveç se për qëllimet për të cilat janë lënë nga vet shfrytëzuesit.
Informatat në vazhdim kanë të bëjnë vetëm me këtë ueb-faqe. Nëse përmes Akademik.mk lidheni me ueb-faqe tjera, është e nevojshme t’i shqyrtoni dhe t’i lexoni politikat për mbrojtjen e privatësisë të publikuara në ato ueb-faqe.
Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale
Të dhënat tuaja personale të cilat i mbledhim derisa ju vizitoni ueb-faqen tonë janë të dhëna të cilat në mënyrë vullnetare i lini dhe ato përpunohen për qëllimet në vijim:
- që të mundësojmë përvojë më të mirë për shfrytëzuesin gjatë vizitës së ueb-faqes sonë;
- për analizë të vizitave të ueb-faqes sonë, për identifikimin e shfrytëzuesve, si dhe për mirëmbajtjen e sigurisë informative të ueb-faqes sonë;
- për paraqitjen e pjesëmarrësve në trajnime të organizuara nga kompania jonë.
Mënyra e mbledhjes e të dhënave personale
Biskotat
Ueb-faqja jonë shfrytëzon biskota të cilat mundësojnë funksionim më të mirë të faqes, por edhe përvojë më të mirë për ju derisa e shfrytëzoni ueb-faqen.
Të dhënat që mblidhen nga ju në ueb-faqen tonë:
- IP-adresa juaj,
- pajisja nga e cili hyni (lloji dhe modeli)
- data dhe koha e vizitës,
- shfletuesi të cilin e shfrytëzoni,
- faqet që i vizitoni në ueb-faqen tonë.
Për më shumë informata lidhur me shfrytëzimin e biskotave, shihni në Politika e biskotave.
Paraqitjet për trajnim
Përmes formularit Paraqitje për trajnim SHPKNJP Akademik Shkup i mbledh të dhënat personale në vazhdim të cilat shfrytëzohen për përgatitjen e profaturës/faturës.
- emri dhe mbiemri,
- adresa dhe vendbanimi,
- posta elektronike,
- numri i telefonit për kontakt.
Politika për persona nën moshën 14 vjeçare.
Ueb-faqja Akademik.mk nuk është për personat nën moshën 14 vjeçare. Akademik.mk nuk ka për qëllim të mbledh dhe të përpunojë të dhëna personale për persona nën 14 vjet. Nëse personi nën moshën 14 vjeçare i ka lënë të dhënat e tij personale pa lejen e prindërve dhe/ose kujdestarëve, ata duhet menjëherë ta njoftojnë Akademik.mk
Shpërndarja e të dhënave personale me persona të tretë
Personat të cilët i përpunojnë të dhënat në emër të Akademik.mk
Me qëllim të mbështetjes teknike dhe administrimit të ueb-faqes Akademik.mk dhe me qëllim që informatat të përpunohen për qëllime statistikore, gjatë kryerjes së testimeve dhe sondazheve për punën e ueb-faqes Akademik.mk, të dhënat personale dhe informatat tjera për shfrytëzuesin mund t’ju paraqiten dhe të përpunohen nga personat e tretë të cilëve Akademik.mk ua ka dhënë lejen për shërbime të caktuara të lidhura me ueb-faqen Akademik.mk. Këto të dhëna do të zbulohen dhe në mënyrë përkatëse do të përpunohen vetëm deri në një shkallë të caktuar dhe sasi të nevojshme që të kryhet puna e dhënë. Përkatësisht me këtë, ata persona të tretë do të veprojnë si përpunues të të dhënave në emër të Akademi.mk.
Përpunuesit e të dhënave janë të njoftuar se informatat janë lëndë e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Këta persona do të jenë të obliguar t’i përpunojnë të dhënat vetëm dhe vetëm në pajtim me udhëzimet e SHPKNJP Akademik Shkup dhe nuk do të kenë të drejtë që të dhënat personale të shfrytëzuesve t’i përdorin ose t’i përpunojnë në çfarëdo qoftë mënyre tjetër për qëllime tjera, përveç për qëllimet që janë përmendur në Rregullat dhe kushtet e përgjithshme dhe këtë Politikë.
Rrjetet sociale
Me shtypjen mbi ikonat e caktuara të rrjeteve sociale (Facebook, Instagram), që gjenden në ueb-faqen e SHPKNJP Akademik Shkup, shfrytëzuesi mund lehtë të qaset në profilin e kompanisë SHPKNJP Akademik Shkup në rrjetet sociale, si dhe të publikojë përmbajtje të lidhura me SHPKNJP Akademik Shkup në profile tjera të rrjeteve sociale. Me shtypjen e ikonave të rrjeteve sociale shfrytëzuesit i mundësohet ofrim i shpejtë i informacione relevante në përputhje me ueb-aktivietet nga ana e shfrytëzuesit.
Afati i ruajtjes dhe fshirjes së të dhënave
SHPKNJP Akademik Shkup tërësisht i respekton dhe i zbaton parimet lidhur me përpunimin e të dhënave personale të parapara me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, me çka të dhënat tuaja personale përpunohen jo më gjatë se se koha që është e nevojshme për qëllimin për të cilin përpunohen. Të dhënat që i përpunojmë i ruajmë në përputhje me afatet kohore të përcaktuara me ligj ose me aktet interne të kompanisë dhe pas realizimit të qëllimit ato shkatërrohen/fshihen.
Nëse keni dhënë pëlqim, të dhënat tuaja personale do të përpunohen derisa nuk e tërhiqni pëlqimin. Kur do të përmbushet qëllimi i përpunimit të të dhënave personale, të dhënat në çdo rast fshihen. Në rast të ndonjë procedure gjyqësore, administrative ose tjetër, të dhënat personale do të ruhen deri në përfundimin e atyre procedurave.
Të drejtat e subjektit të të dhënave personale
Të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave personale janë:
- e drejta e informimit për përpunimin e të dhënave personale,
- e drejta e qasjes te të dhënat personale,
- e drejta e korrigjimit dhe fshirjes së të dhënave personale,
- e drejta e kufizimit të përpunimit të të dhënave personale,
- e drejta e ankesës.
Për informacione plotësuese dhe/ose për realizimin e të drejtave tuaja për mbrojtje të të dhënave personale, mund të kontaktoni me personin e autorizuar për mbrojtje të të dhënave personale.
E drejta e dorëzimit të kërkesës në AMDHP
Nëse konsideroni se gjatë përpunimit të të dhënave tuaja personale SHPKNJP Akademik Shkup i ka shkelur dispozitat nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të dorëzoni kërkesë në organin mbikëqyrës Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale. Kërkesa: https://www.dzlp.mk/node/3274
Ndryshimet në politikën për mbrojtjen e të dhënave personale
Politika për mbrojtjen e privatësisë mund të pësojë ndryshime dhe për ato gjithmonë do të mund të lexoni kur do të hyni në ueb-faqen tonë, ndërsa data e ndryshimit të fundit do të shënohet në fund të publikimit. Ju lutemi të informoheni që t’i dini ndryshimet më të reja që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e të dhënave tuaja personale.
Kontakt lidhur me politikën për mbrojtjen e të dhënave personale
Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni çfarëdo qoftë pyetje lidhur me Politikën tonë për mbrojtjen e të dhënave personale. Atë mund ta bëni në akademik@akademik.com.mk ose në formë të shkruar në adresën e mëposhtme:
SHPKNJP Akademik Shkup
rr. “Debarca 25-A”, nr. 50
1000 Shkup
Oficer për mbrojtjen e të dhënave personale:
Posta elektronike: trendafilovaT@akademika.com.mk
Telefoni: 02 3246 813
20.12.2022