/ Lexuar:

196

Shoqata e avokatit Nikolla Dodevski me kërkesë deri te Gjykata Kushtetuese që ta refuzojë Iniciativën për kontestimin e nenit 147 paragrafit 2 të Ligjit për noteriat

Iniciativa për kontestimin e Nenit 147 paragrafi 2 të Ligjit për noteriat është në rend dite në seancën e nesërme të Gjykatës Kushtetuese

Sipas asaj që thuhet në iniciativë, paragrafi 2 i nenit 147 të Ligjit për noteriat ka qenë në kundërshtim me nenin 54 të Kushtetutës dhe me Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, për faktin se në nenin 54 të Kushtetutës është përmendur se liritë dhe të drejtat e qytetarit mund të kufizohen vetëm në raste të përcaktuara me Kushtetutë. Sipas asaj që thuhet në iniciativë dispozita e kontestuar ka qenë kundërkushtetuese për shkak se trashëgimtarëve ligjor ua ka kufizuar të drejtën që lirshëm të disponojnë me të drejtën e tyre – të vendosin vet nëse gjatë debatimit të trashëgimisë ku qytetari ka qenë pjesëmarrës në procedurë ka pasur nevojë për avokat si të autorizuar ose thjeshtë nuk ka pasur nevojë, thuhet mes të tjerash në Iniciativën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Në kërkesën e shoqatës së avokatit Nikolla Dodevski thuhet se Gjykata Kushtetuese veç më ka vendosur për kushtetutshmërinë e nenit 147 paragrafi 2 të Ligjit për noteriat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 72/2016 prej 12.04.2016) për shkak të gjoja kundërshtimit me nenin 54 të Kushtetutës së RMV-së dhe me Aktvendim U. nr. 141/2016-0-0 prej 05.07.2017 nuk ka ngritë procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së tij.

Arsyetimi i shoqatës së avokatit Nikolla Dodevski në kërkesën e dërguar në Gjykatën Kushtetuese:

“Sipas referatit të Aktvendimit, parashtruesit e Iniciativës kanë theksuar se pjesëmarrja e detyrueshme e avokatit në debatin për trashëgimi mes të tjerash është në kundërshtim me nenin 54 të Kushtetues së RMV-së, për shkak se prania e avokatit në debatin për trashëgimi nuk guxon të jetë detyrim, por vetëm zgjedhje e palëve.

Gjykata Kushtetuese me Aktvendimin  U. nr.  141/2016-0-0 prej 05.07.2017  të mos ngritet procedurë, e ka shqyrtuar kushtetutshmërinë e nenit 147 paragrafi 2 të Ligjit për noteriat me nenin 54 të plotë të Kushtetutës, duke e cituar nenin e plotë dhe ka gjetur se nuk ekziston kundërkushtetutshmëri për shkaqet si vijojnë: Kjo risi është sjell për veprim më efikas të gjykatave gjatë zbatimit të procedurave të trashëgimisë. Në të njëjtën kohë me këtë arrihet lirimi i gjyqësorit nga lëndët jokontestimore dhe zmadhimi i efikasitet të gjyqësorit që është parakusht i rëndësishëm për realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe realizimin e mbrojtjes gjyqësore. Pikërisht në këtë drejtim dhe për këtë qëllim është edhe parashikimi në paragrafin 2 të nenit 147 të kontestuar të Ligjit për noteriat, prania e obligueshme e avokatit në cilësinë e personit të autorizuar për secilin pjesëmarrës. Prania e avokatit gjatë procedurës së trashëgimisë para noterit është vetëm në interes të qytetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Në kryerjen e autorizimit publik shteti e ruan të drejtën të bëjë mbikëqyrje mbi ligjshmërinë e punës së subjekteve të cilëve u është besuar ai autorizim. Sipas kësaj, ligjvënësi duke u nisur nga autorizimet kushtetuese sipas nenit 53 të Kushtetutës me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe autorizimeve të avokatëve, veprimtaria e të cilëve është shërbim i pavarur publik, të sigurojnë ndihmë juridike dhe të kryejnë autorizime në pajtim me ligjin. Nga këtu, nuk mund të pranohet ajo që thuhet në iniciativë se neni 147 paragrafi 2 i kontestuar i Ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, sepse me këtë aktvendim ligjor mundësohet ndërmarrje më efikase, më ekonomike dhe më e shpejtë e veprimeve të nevojshme gjatë procedurës së trashëgimisë para noterit”

Është e qartë se për të njëjtën çështje Gjykata Kushtetuese veç më ka vendosur dhe se nuk ka bazë për të vendosur ndryshe për shkak se neni 54 i Kushtetutës është shqyrtuar tërësisht në Aktgjykimin paraprak në korelacion të kushtetutshmërisë së dispozitës së kontestuar, në ndërkohë teksti kushtetues nuk ka pësuar asnjë ndryshim, dhe gjithashtu edhe dispozita e kontestuar e nenit 147 paragrafi 2 nga Ligji për noterijat është e njëjtë dhe nuk ka pësuar ndryshim.

Në Iniciativën për të cilën nuk është ngritë procedurë lëndë e shqyrtimit kanë qenë edhe supozimet se me pjesëmarrjen e obliguar të avokatëve janë rritur shpenzimet gjatë veprimit, e me këtë pamundësohet qasja deri te e drejta dhe është kufizuar vetëm për ata që kanë mundur të paguajnë avokat.

Në këtë Iniciativë përsëriten supozimet identike se në kundërshtim me nenin 54 është edhe ajo se “dispozita e kontestuar sjell deri te shpenzimet plotësuese për trashëgimtarët ligjor pa u mbajtur llogari për gjendjen e tyre materiale dhe pamundësinë e tyre për të angazhuar avokat për procedurë jashtëkontestimore”

Me mos ngritjen e procedurës me Aktvendimin U. nr. 141/2016-0-0 prej 05.07.2017 Gjykata Kushtetuese edhe këto supozime i ka vlerësuar si të pabaza dhe se ato nuk paraqesin bazë për ngritje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së dispozitave të demantuara të Ligjit për noterijat, e supozimet e tilla janë edhe të pavërteta sepse prania e avokatit në procedurën trashëgimore nuk sjell harxhime shtesë për shkak se në pajtim me nenin 153 paragrafi 6 nga Ligji për noterijat: nëse gjatë procedurës para noterit me këtë ligj është përcaktuar pjesëmarrje e detyrueshme e avokatit, avokatëve pa marrë parasysh numrin e tyre në veprim juridik konkret para noterit kanë të drejtë për shpërblim të përgjithshëm dhe shpenzime në lartësi prej 50% të shpërblimit dhe shpenzimet për ndërmarrjen e veprimit juridik përkatës të përcaktuara me Tarifën noteriale, ndërsa noteri i cili ka ndërmarrë veprim juridik përkatës ka të drejtë për 50% tjera nga shpërblimi dhe shpenzimet.

Do me thënë prania e avokatit nuk është harxhim shtesë, por ndarje e shumës së harxhimit të noterit në gjysmë ndërmjet avokatit dhe noterit dhe me të njëjtat argumente nga iniciativa si kundërkushtetues do të trajtohet edhe detyrimi i trashëgimtarëve që të paguajnë shpërblim të përgjithshëm të noterit, ndërsa i cili pa avokat do të jetë në shumë të plotë, e jo për gjysmë në mes avokatit dhe noterit.

Për këto arsye konsiderojmë se Gjykata duhet të sjell Aktvendim me të cilin do të refuzohet Iniciativa për ngritje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë të nenit 147 paragrafi 2 të Ligjit për noterijat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 72/2016 prej 12.04.2016).”