/ Lexuar:

179

Të rriturit e denoncuar, akuzuar dhe të dënuar si autorë të veprave penale dhe të miturit në konflikt me ligjin, 2021

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i personave të rritur të denoncuar – autorë të njohur, gjatë vitit 2021 krahasuar me vitin 2020, është zvogëluar për 10.7 %.

Në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, numri i personave të rritur të dënuar është rritur për 20.2 %, gjithashtu edhe numri i personave të akuzuar është rritur për 23.2 %.

Numri i denoncimeve të personave të mitur që janë në konflikt me ligjin – autorë të krimeve, në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, është zvogëluar për 3.4 %.

Gjatë vitit 2021 krahasuar me vitin 2020,  numri i  të dënuarve të mitur të cilët janë në konflikt me ligjin – autorë të krimeve, është rritur për 9.1 %.

Tekstin e plotë të publikimit mund ta shihni këtu.