/ Lexuar:

398

Ulje e numrit të rasteve në të cilat zbatohen masat e veçanta hetuese

Dukshëm është ulur numri i rasteve në të cilat zbatohen masat e veçanta hetuese gjatë vitit 2021 në raport me vitin 2020, edhe atë edhe në numrin e rasteve edhe në numrin e personave të përfshirë, ndërsa numri i lëndëve që janë përfshirë me masat është gati se i njëjtë, shënohet në Raportin e Prokurorisë Publike të RMV-së për zbatimin e masave të veçanta hetuese.

Me zbatimin e masave të veçanta hetuese të cilat caktohen vetëm atëherë kur është e qartë se me mjetet tjera dëshmuese nuk do të jetë i mundur dhe mjaftueshëm efikas sigurimi i të dhënave dhe dëshmive të nevojshme për udhëheqje të suksesshme të procedurës penale, është rritur efikasiteti i organeve në përndjekjen penale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zbatimi i masave të këtilla, thonë nga Prokuroria Publike, është rregulluar në mënyrë precize në Ligjin për procedurë penale, si dhe në ligjet tjera (Ligj për ndjekjen e komunikimit) dhe është paraparë vetëm në rastet e përcaktuara në mënyrë të prerë, kur ka gjasa se do të sigurohen të dhëna dhe dëshmi të nevojshme për udhëheqjen e suksesshme të procedurës penale, e të cilat në mënyrë tjetër nuk mund të mblidhen.

“Lidhur me rastet e përfshira me lloj të veçantë të masave hetuese ekziston një trend i uljes së numrit të rasteve te të gjitha llojet e masave, madje edhe te përfshirja e personave ndaj të cilëve janë zbatuar, përveç masës Ndjekje dhe incizim i fshehtë i personave dhe sendeve me mjete teknike jashtë shtëpisë ose lokalit afarist të shënuar si privat, në të cilën në mënyrë drastike është rritur numri i personave dhe sendeve të përfshira

Kjo masë është zbatuar në gjithsej 40 raste kundër 183 personave me identitet të vërtetuar dhe kundër 126 sendeve mbi të cilat është zbatuar masa. Në 6 raste zbatimi i masës ka zgjatur deri 1 muaj, në 3 raste deri në 2 muaj, në 4 raste deri në 3 muaj, në 23 raste deri në 4 muaj, në 6 raste deri në 6 muaj dhe në 3 raste deri në 8 muaj”, thuhet në Raport.

“Sikurse edhe në vitet e kaluara, është e dukshme se masat e veçanta hetuese në numër më të madh të rasteve janë zbatuar për vepër penale Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 i KP, ndërsa për veprat tjera penale janë përcaktuar në një numër më të vogël”, shtohet në Raportin e Prokurorisë.

Sipas të dhënave për zbatimin e masave të veçanta hetuese në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup në periudhën raportuese, janë udhëhequr procedura në 28 raste, prej të cilëve në 5 raste janë me iniciativë të Prokurorisë publike, ndërsa në 23 raste iniciativa është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Zbatimi i masave të veçanta hetuese për prokurorinë publike nuk shkakton implikime financiare, duke marrë parasysh se masat i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme, ajo nuk nuk dorëzon raport për shpenzimet për zbatimin e këtyre masave. Është e nevojshme të theksohet se në raport me vitin 2020, zbatimi i mesave të veçanta hetuese në vitin 2021 ka qen më efikas, kohëzgjatja e zbatimit të tyre është zvogëluar dhe numri më i madh i raste ka përfunduar me procedura të mëtejshme, hapje të hetimit dhe ngritje të padisë.

“Masat zbatohen vetëm në situata në të cilat nuk mundet me mjete tjera dëshmuese të mblidhen dëshmi. Determinimi i zbatimit të masave të veçanta hetuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rrjedh nga nevoja për çrrënjosjen e veprimeve në një procedurë paraprake dhe sigurimin e dëshmive kualitative për ndjekjen penale. Në të kundërtën lufta kundër këtij krimi të rëndë do të ishte joefikase. Nevoja për këtë lloj të masave për sigurimin e dëshmive, vërtetohet edhe me faktin që një numër i konsiderueshëm i hetimeve në të cilat janë shfrytëzuar kanë përfunduar me ngritje të padisë dhe aktgjykime ndëshkuese”, thonë nga Prokuroria Publike e RMV-së.