/ Lexuar:

368

RISI NË LIBRARINË E AKADEMIK: “Hetime financiare – Udhëzime për praktikantë” dhe “How to Become a Financial Investigator” nga dr. Ivica Simonovski dhe mr. Kristina Evgo

Në librarinë e Akademik filloi shitja e librit “Hetime financiare – Udhëzime për praktikantë” dhe librit të përkthyer në gjuhën angleze “How to Become a Financial Investigator” (botim i veçantë) nga autorët dr. Ivica Simonovski dhe mr. Kristina Evgo

Libri “Hetime financiare – Udhëzime për praktikantë” nga autorët dr. Ivica Simonovski dhe mr. Kristina Evgo fokusohet në problematikën e cila në vitet e fundit gjithnjë e më shumë është në sferën e interesit si te punëtorët profesionist, ashtu edhe te ata shkencorë. Hetimi financiar është vegla kryesore për zbulimin e larjes së parave, financimit të terrorizmit dhe veprave të tjera penale. Përmes tij hetuesve u mundësohet që të sigurojnë informacione të reja për ngjarjet kriminale, në mënyrë të suksesshme të zbulojnë rrjete të tëra kriminale dhe të zbulojnë dëshmi thelbësore për ndjekje të kryerësve, të konfiskojnë të ardhura të gjeneruara nga krimet dhe të marrin pronën e tyre.

Libri është përgatitur në formë të librit mësimor i cili u nevojitet shumë praktikantëve, por edhe punëtorëve shkencorë. Përmes këtij libri, ata mund të njoftohen me studimet më të reja teorike për hetimet financiare, por edhe se si ato në mënyrë praktike zbatohen duke shfrytëzuar veglat, metodat dhe teknikat përkatëse, si dhe për zgjidhjet softuerike për paraqitjen e analizave financiare. Autorët theksojnë se sa është i nevojshëm një hetim i këtillë për hulumtuesit – praktikantë, gjegjësisht mundësinë që përmes tij të pajisen me njohuri dhe të krijojnë aftësi për shfrytëzimin e metodave dhe veglave gjatë udhëheqjes së hetimit financiar.

Ky libër mund të shfrytëzohet jo vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut; ai është përpiluar në atë mënyrë që të mund të shfrytëzohet në cilindo shtet tjetër dhe i dedikohet të gjithë praktikantëve të cilët merren me problemin e hetimeve financiare, duke përfshirë edhe zyrtarët bankarë, këmbimoret, dhënësit e shërbimeve transfer i shpejtë i parave, avokatët, kontabilistët, noterët, gazetarët hulumtues dhe personat tjerë profesionist dhe agjencitë që merren me problematikën e hetime financiare, e të cilat në kohë duhet të zbulojnë transaksione dhe aktivitete financiare të dyshimta.

Në katër kapitujt e parë të librit janë shtjelluar, definuar dhe analizuar nocionet “rrjedha financiare jolegale”, “larja e parave”, “financimi i terrorizmit” dhe “prona dhe dobia pronësore”. Kapitulli pesë “Ç’është hetimi financiar”, analizon nevojën dhe qëllimet e hetimit financiar që duhet të udhëhiqet paralelisht (bashkë) me hetimin penal. Në këtë kapitull autorët japin një rishikim të veçantë të qëllimeve të hetimit financiar që duhet të mundësojë: zbulimin e veprës penale nga e cila gjenerohen të ardhura jolegale, si dhe kryerësit e veprës penale; përcaktimin e të ardhurave jolegale të fituara nga kryerja e veprës penale; përcaktimin e të ardhurave jolegale që duhet të merren; masat e përkohshme për sigurimin e të ardhurave jolegale të fituara nga veprat e ndëshkueshme. Autorët e theksojnë edhe nevojën për menaxhim të drejtë të pronës së marrë, gjegjësisht të konfiskuar. Në kapitullin gjashtë të titulluar si “Parakushte për udhëheqje të hetimeve financiare”, autorët japin një rishikim të veçantë të bazës juridike për planifikim të suksesshëm të hetimit financiar nga ana e institucioneve kompetente, edhe atë si proces paralel me hetimin penal.

Kapitulli shtatë – “Metodat dhe teknikat hetuese për mbledhjen dhe analizën e të dhënave” i shpjegon metodat dhe teknikat që i janë në dispozicion hetuesit financiar i cili duhet t’i përdorë ato në drejtim të sigurimit të dëshmive. Sipas autorëve, metodat dhe teknikat hetuese gjenerohen në tre kategori kryesore, edhe atë: teknika hetuese standarde; masa të veçanta hetuese dhe hetim financiar i integruar – analiza financiare.

Kapitulli tetë “Krijimi i rrjeteve për bashkëpunim dhe koordinim” e thekson nevojën e patjetërsueshme për bashkëpunim në mes të organeve hetuese dhe koordinimin e tyre gjatë zbatimit të hetimeve financiare. Me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi me Njësinë për Kundërzbulim Financiar, përmes të cilës mund të sigurohen të dhëna kuantitative dhe kualitative që janë të nevojshme për identifikimin, gjetjen e vendndodhjes dhe ndjekjen e pronës të fituar në mënyrë jolegale. Autorët në këtë kapitull e theksojnë nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar dhe nevojën për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve ndërmjet shteteve, duke shfrytëzuar kanale formale dhe joformale të komunikimit.

Kapitulli nëntë dhe i fundit, i titullar si “Masat e përkohshme dhe konfiskimi” e shpjegon rëndësinë e masave të përkohshme që përbëhen nga sigurimi i përkohshëm (ngrirja) e pronës që është lëndë e hetimit financiar dhe për të cilën ekzistojnë dyshime se rrjedh nga krimi. Sistemi robust i masave të përkohshme dhe konfiskimit është pjesë e rëndësishme e sistemit efektiv për luftën kundër krimit të organizuar dhe larjes së parave. Në fund të këtij kapitulli autorët i shpjegojnë llojet e konfiskimit, gjegjësisht konfiskimin e bazuar në marrje të pronës si dhe konfiskimin e pronës të bazuar në vlerë.

Librin “Hetime financiare – Udhëzime për praktikantë” dhe përkthimin e tij në anglishtHow to Become a Financial Investigator” mund t’i blini në e-shitoren tonë (https://prodavnica.akademik.mk) ose t’i porosisni përmes postës elektronike akademik@akademik.com.mk me çmim prej 1.943,00 den. (1.850,00 pa TVSH).