/ Lexuar:

23 253

Ditë jopune për vitin 2024

https://akademik.mk/wp-content/uploads/2021/12/fotka-12.png

Në pajtim me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 21/98 dhe 18/07) në vitin 2024 ditë jo pune janë:

Për të gjithë qytetarët e RMV-së

• 01 Janari (e Hënë), Viti i Ri,
• 07 Janari (e diel), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjes sipas kalendarit ortodoks, respektivisht 08 janari (e hënë) është ditë jo pune,
• 06 Maji (e hënë) Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,
• 10 Prilli (e mërkurë), Fitër Bajrami, dita e parë e Fitër Bajramit,
• 01 Maji (e mërkurë), Dita e Punës,
• 24 Maji (e premte) “Shën Kirili dhe Metodi”- Dita e shenjtorëve sllavë,
• 02 Gushti (e premte), Dita e Republikës,
• 08 Shtatori (e diel), Dita e Pavarësisë, respektivisht 09 shtatori (e hënë) është ditë jo punë,
• 11 Tetori (e premte), Dita e Kryengritjes Popullore,
• 23 Tetori (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,
• 08 Dhjetori (e diel), “Shën Klimenti i Ohrit”, respektivisht 09 (e hënë) është ditë jopune,

Për qytetarët e besimit ortodoks

• 06 Janari (e shtunë), Buzmi, një ditë para Krishtlindjeve,
• 19 Janari (e premte), Epifania (Ujërat e bekuar),
• 03 Maji (e premte), E premtja e madhe, e premtja para Pashkëve,
• 21 Qershori (e premte), Rrëshaja, e premtja para Rrëshajës,
• 28 Gushti (e mërkurë), Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe).

Për qytetarët e besimit katolik

• 01 Prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve,
• 01 Nëntori (e premte), Festa e të gjithë shenjtorëve
• 25 Dhjetori (e mërkurë), dita e parë e Krishtlindjes.

Për qytetarët e besimit mysliman

• 16 Qershori (e diel) Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë shqiptare në RMV

• 22 Nëntori (e premte), Dita e Alfabetit Shqip

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë serbe në RMV

• 27 Janari (e shtunë), Shën Sava

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë rome në RMV

• 8 Prilli (e hënë), Dita Ndërkombëtare e Romëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë vllahe në RMV

• 23 Maji (e enjte), Dita Ndërkombëtare e Vllahëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë hebre në RMV

• 12 Tetori (e shtunë), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipur

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë boshnjake në RMV

• 28 Shtatori (e shtunë), dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë turke në RMV

• 21 dhjetori(e shtunë), Dita e mësimit në gjuhën turke.