/ Lexuar:

387

Kredia konvertibile: mundësi e re për kompanitë startap dhe për investitorët

Arsyeja për intervistën e bërë me avokatin Dejan Aleksov është ndryshimi më i ri i Ligjit për shoqëritë tregtare me të cilin ofrohet mundësia për investim në shoqëri tregtare përmes kredisë së dhënë nga ana e personit të tretë, gjegjësisht investitori, e cila më vonë transformohet në depozitë të shoqërisë.

Cilat janë përparësitë dhe mundësitë e reja për investitorët me sjelljen e ndryshimit të ri në Ligjin për shoqëritë tregtare, me të cilin, de fakto, lejohet kredia konvertibile?

Kompanitë e reja kanë potencial më të madh për rritje të shpejtë (për shkak të risisë që e sjellin në treg), megjithatë një pjesë e madhe e tyre nuk funksionojnë dhe humbin.

Në raste të këtilla, investitorët të cilët investojnë mjete financiare në këto kompani, dhe marrin pjesë në to janë të ekspozuar të bëhen pjesë e strukturës pronësore të kompanisë e cila ka mundësi të lartë që të humb, e me këtë edhe të mbajnë barrë në proceset e mbylljes.

Përparësia e këtij mekanizmi të investimit është ajo se investuesve do t’ju mundësojë t’i investojnë mjetet e tyre si kredi, e më pastaj në afat prej 3 viteve të vlerësojnë nëse të njëjtat mjete do t’i transferojnë në depozitë dhe do të bëhen pjesë e strukturës pronësore ose kredia do të trajtohet si borxh.

Përparësia tjetër është në atë se në fillim shumë rëndë vlerësohet vlera e një kompanie të re, e me këtë investitorët e kanë më të rëndë që të vlerësojnë se sa pjesë vlen investimi i tyre. Kështu do të mund që vendimin për këtë ta marrin në fazat e më vonshme.

Cila ishte pengesa kryesore me të cilën u ballafaquat si avokat gjatë zbatimit të procedurave për investim, veçanërisht në kompanitë startap dhe si kjo bëri që Ju t’i përvisheni punës për përgatitjen e ndryshimit të Ligjit për shoqëritë tregtare?

Pothuajse të gjitha investimet deri më tani janë bërë përmes procedurës së “zmadhimit të kryegjësë bazë” të kompanisë, ku, investitorët marrin depozita të reja, e me pagesën e financave menjëherë bëhen pjesë e strukturës pronësore.

Në aspektin formal-juridik këtu nuk ekzistojnë pengesa, megjithatë ekzistojnë rreziqe për investitorët, në kuptimin se në fillim, shumë rëndë mund të vlerësohet nëse një kompani do të jetë në rrugën e duhur ose jo. Këtu e kemi fjalën për investime në kompani të cilat janë në fazën fillestare të idesë ose janë të sapoformuara, të cilat akoma po e testojnë prodhimin apo shërbimin e tyre.

Si bashkëthemelues i Startap Makedonija, ndërmorëm iniciativë për sjelljen e këtij ndryshimi, sepse ky mekanizëm i investimit ekziston në botë dhe është njëri ndër mekanizmat themelor që shfrytëzohen gjatë këtij lloji të investimeve.

Si avokat që udhëheqë një zyre të avokatit e fokusuar në kompanitë startap dhe investimet, cili është mendimi Juaj për zhvillim të shoqërive mikro dhe të vogla, por edhe në përgjithësi për bashkësinë afariste në Republikën e Maqedonisë së Veriut me sjelljen e këtij ndryshimi në Ligjin për shoqëritë tregtare?

Me sjelljen e këtij ndryshimi, shpresojmë të arrihet qasje më e lehtë deri te financat për kompanitë e reja inovative, e në të njëjtën kohë edhe mbrojtje më e mirë e investitorëve. Është akoma herët që të thuhet sepse praktika do të krijohet në vitet në vijim, por të shpresojmë për tregime të suksesshme të cilat do të motivojnë dhe impresionojnë për diversifikim të pasurisë private të investitorëve në një lloj të tillë të investimit.

 

Avokati Dejan Aleksov do të realizojë konsultim më datë 23.06.2022 në hapësirat e SHPKNJP Akademik Shkup në të cilin në mënyrë më të detajuar do ta shtjellojë këtë temë, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë për zgjidhjet ligjore lidhur me kredinë konvertibile.