/ Lexuar:

188

Raport vjetor për zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas

Ministria e Drejtësisë, në ueb-faqen e saj, e publikoi Raportin vjetor për zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas.

Ashtu siç thuhet në këtë Raport, aktivitetet që kanë të bëjnë me ndihmën juridike falas kryhen përmes Njësisë për NJF dhe njësive rajonale në kuadër të Sektorit për ndihmë juridike falas dhe sistemit politik të Ministrisë së Drejtësisë.

Njësia për ndihmë juridike falas numëron 5 të punësuar, ndërsa në njësitë rajonale (gjithsej 21) punojnë gjithsej 99 të punësuar prej të cilëve 20 persona janë të autorizuar të nënshkruajnë akte reale – vërtetime dhe njoftime.

Ministria e Drejtësisë mban regjistra për dhënësit e ndihmës juridike të mëparshme dhe ndihmës juridike në procedurat gjyqësore dhe administrative, të cilët janë të publikuar në ueb-faqe. Sipas të dhënave të prezantuara në këtë Raport:
– në Regjistrin e avokatëve për dhënie të ndihmës juridike janë regjistruar gjithsej 441 avokatë, prej të cilëve 46 në vitin 2021;
– në Regjistrin e shoqatave për dhënie të ndihmës juridike janë regjistruar gjithsej 15 shoqata, prej të cilave 4 në vitin 2021;
– në Regjistrin e klinikave juridike janë regjistruar gjithsej 6 klinika, në vitin 2021 nuk ka klinika të reja të regjistruara.

Ndihma juridike primare

Në vitin 2021 përmes njësive rajonale, shoqatave të autorizuara dhe klinikave juridike, gjithsej 3266 persona kanë marr ndihmë juridike primare, gjegjësisht 1194 përmes njësive rajonale, 2062 përmes shoqatave të autorizuara dhe 10 përmes klinikave juridike.

Në përputhje me raportet e dhënësve të ndihmës juridike falas kërkesat më të shpeshta të parashtruara për ndihmë juridike primare në vitin 2021 janë nga fusha e: çështjeve pronësore-juridike, shkurorëzimit, shqiptimit të masave për mbrojtje të viktimave nga dhuna familjare, mbrojtjes së fëmijëve, përcaktimit të atësisë etj.

Ndihma juridike dytësore

Sipas Raportit, krahasuar me vitin 2020, në vitin 2021 numri i kërkesave të parashtruara për ndihmë juridike dytësore është rritur për 42%. Ndërsa numri i kërkesave të miratuara për ndihmë juridike dytësore në vitin 2021 është rritur për 53%. Numri i kërkesave të refuzuara për ndihmë juridike dytësore në vitin 2021 është zvogëluar për 7.2% krahasuar me vitin 2020

Sipas raporteve të njësive rajonale për ndihmë juridike falas në Ministrinë e Drejtësisë kërkesat më të shpeshta të parashtruara për ndihmë juridike dytësore në vitin 2021 janë nga fusha e: çështjeve pronësore-juridike, shkurorëzimit, shqiptimit të masave për mbrojtje të viktimave nga dhuna familjare, mbrojtjes së fëmijëve, përcaktimit të atësisë etj.

Buxheti dhe të dhëna financiare

Me buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2021, mjetet gjegjësisht buxheti i miratuar për ndihmë juridike falas për vitin 2021 është 5.000.000,00 denarë. Buxheti vjetor i realizuar për ndihmë juridike falas në vitin 2021 kap shifrën prej 1.736.258,00 denarë.

Në bazë të Aktvendimeve, avokatëve dhe shoqërive të avokatëve në vitin 2021 u janë paguar mjete në lartësi prej 1.697.103,00 denarë, ndërsa Shoqatave në vitin 2021 u janë paguar mjete në lartësi prej 39.155,00 denarë.

Me buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2022, për NJF janë siguruar mjete në lartësi prej 5.000.000,00 denarë, në llogarinë buxhetore 637 – Programi 10 Administrata – Zëri 425 Shërbime kontraktuese.

Lidhur me sasinë e mjeteve të kthyera nga shpenzimet e arkëtuara në procedurën e ekzekutimit, në vitin 2021 nuk është kryer kthim i mjeteve nga shpenzimet e arkëtuara për ndihmë juridike.

Tekstin e plotë të Raportit mund ta shihni në këtë link.