Rregullat dhe kushtet e përdorimit

Portali Akademik.mk është pronë e SHPKNJP Akademik Shkup. Me shfrytëzimin e portalit vërtetoni se jeni të njoftuar me rregullat dhe kushtet e përdorimit të tij dhe se obligoheni t’i respektoni rregullat dhe kushtet e përcaktuara.

Mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtat e pronësisë industriale

Të gjitha përmbajtjet e vendosura në Akademik.mk janë e drejtë ekskluzive e SHPKNJP Akademik Shkup ose shfrytëzohen me lejen e bartësit e të drejtës së autorit ose subjektit e të drejtës së pronësisë industriale.

Ndalohet kopjimi i çfarëdo lloji, distribuimi, bartja, publikimi ose shfrytëzimi në ndonjë mënyrë tjetër i përmbajtjeve të kësaj ueb-faqe, pa lejen me shkrim të SHPKNJP Akademik Shkup.
Me përjashtim, lejohet marrja e një pjese të tekstit të autorit, i cili nuk tejkalon 30% të tekstit në origjinal, mbi të cilin nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga persona të tretë që do të shkaktonte shtrembërimin e porosisë që është transmetuar nga autori, i cili patjetër duhet të vendoset në thonjëza (në fillim dhe në fund të tekstit), i cili patjetër duhet të thirr në burimin (Akademik.mk) dhe në të cilin patjetër duhet të vendoset vjegëza e cila të çon te teksti në origjinal.

Çfarëdo lloj i shkeljes së këtyre rregullave dhe kushteve, që mund të ketë si pasojë shkeljen e cilësdo të drejte të autorit ose të drejtës së pronësisë industriale paraqet bazë për ndërmarrje të veprimeve juridike nga ana e SHPKNJP Akademik Shkup kundër kryerësit.

Përgjegjësia

Me shfrytëzimin e kësaj ueb-faqeje, shfrytëzuesi pajtohet që t’i respektojë këto Rregulla dhe kushte, rregullativën ligjore pozitive, si dhe të sillet sipas parimeve etike dhe morale të pranueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shfrytëzuesi pranon se nuk do të shfrytëzojë cilëndo përmbajtje të kësaj ueb-faqe dhe as nuk do të bën promovimin e tyre për qëllime joligjore.

Shfrytëzuesi pajtohet dhe pranon se nuk do të vendos ose nuk do të transmeton çfarëdo lloj përmbajtje nga kjo ueb-faqe me çka në çfarëdo lloj mënyre shkelen këto Rregulla dhe kushte, rregullativat ligjore pozitive, parimet etike dhe morale të pranueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i përfshirë, por pa u kufizuar në shkeljen e të drejtave të autorit, shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale, nxitjen e mos përmbajtjes, diskriminimit, shpifjes, nënçmimit, shkeljes së privatësisë, dinjitetit dhe autoritetit të SHPKNJP Akademik Shkup dhe personave të tretë.

Shfrytëzimi i të gjitha përmbajtjeve të Akademik.mk është në përgjegjësi personale të shfrytëzuesit dhe Akademik.mk nuk mund të konsiderohet përgjegjës për çfarëdo lloj dëme të shkaktuara nga shfrytëzimi i tij.

Akademik.mk përmban edhe vjegëza të ueb-faqeve tjera jashtë ueb-faqes personale dhe ai nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përmbajtjet jashtë kësaj ueb-faqeje.

SHPKNJP Akademik Shkup shfrytëzuesin do ta konsiderojë përgjegjës për çfarëdo lloj dëmi të shkaktuar për shkak të sjelljes së tij e cila është në kundërshtim me Rregullat dhe kushtet, rregullativën ligjore pozitive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, moralin dhe etikën ose dëm të shkaktuar si pasojë e keqpërdorimit të çfarëdo lloji të përmbajtjes së marrë nga Akademik.mk dhe do t’i ndërmerr të gjitha veprimet juridike për kompensimin e dëmit të shkaktuar.

Mbrojtja e privatësisë

SHPKNJP Akademik Shkup në punën e saj e respekton Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të gjitha rregullat tjera të cilat në çfarëdo lloj mënyre përcaktojnë trajtim të veçantë të të dhënave personale të shfrytëzuesve.

SHPKNJP Akademik Shkup ka qasje vetëm deri te ato të dhëna të cilat shfrytëzuesit kanë vendosur t’i lënë gjatë shfrytëzimit të kësaj ueb-faqeje. SHPKNJP Akademik Shkup në asnjë mënyrë këto të dhëna nuk do t’i klasifikojë, grupojë ose shfrytëzojë për çfarëdo lloj qëllime tjera, përveç për qëllimet për të cilat ato janë lënë nga vet shfrytëzuesit.

Për më shumë detaje, shihni Politika për mbrojtjen e privatësisë.

SHPKNJP Akademik Shkup e mban të drejtën në çfarëdo kohe, pa paralajmërim paraprak, t’i ndryshojë këto Rregulla dhe kushte dhe ta publikojë ndryshimin në faqen e saj.

20.12.2022 година