/ Lexuar:

727

NESËR STARTON AKADEMIKA E RE!

Të nderuar lexues,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se prej nesër, 8.6.2023 do të startojë Akademika e re (www.akademika.mk) – përmbledhje elektronike e rregullave të vlefshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo do të jetë me të njëjtën cilësi të lartë, por me pamje të re dhe, gjithashtu, e pajisur me zgjidhjet më të reja teknologjike.

Pas më shumë se 14 vite punë e suksesshme dhe përdorues të kënaqur, erdhi momenti Akademika të rifreskohet.

U përpoqëm që pamja e re të mos dallohet shumë nga ajo që klientët tanë janë mësuar përgjatë këtyre 14 viteve dhe në asnjë mënyrë të mos e prish komoditetin gjatë shfrytëzimit të përditshëm. Por, njëkohësisht, futëm funksione dhe karakteristika të reja me të cilat rritet shpejtësia gjatë kërkimit dhe fitimit të rezultateve, parametra plotësues për kërkim, listë të rregullave më shpesh të shikuara, të shikuara së fundmi, listë të rregullave më të reja etj., të cilat besojmë se do t’ju vinë shumë në ndihmë.

Përkushtimi ynë edhe më tej ngelet cilësia më e lartë e prodhimeve dhe klientë të kënaqur, dhe besojmë se Akademika e re këtë do ta vërtetojë.