TUMANOVSKI: Për Strategjinë për reforma në sektorin e jurisprudencës
Qytetarët presin të shohin se si ne nga sistemi i jurisprudencës japim maksimumin që të avancojmë jurisprudencën dhe duhet të jemi shembull për atë se ç’do të thotë drejtësi dhe shtet juridik. Nuk duhet t’i mbyllim sytë para problemeve në shoqëri sepse në këtë mënyrë ato vetëm se shtohen, e kjo nuk sjell asnjëherë dobi, thotë në intervistën për Akademik avokati Aleksandar Tumanovski, anëtarë dhe përfaqësues i Odës së Avokatëve në Grupin punues për reforma në sektorin e jurisprudencës.
Avokat Tumanovski, jeni anëtar dhe përfaqësues i Odës së Avokatëve në Grupin punues për reforma në sektorin e jurisprudencës. Çfarë risi parasheh Strategjia për avokatinë?
Ligji i avokatisë është pjesë e Strategjisë së mëparshme për reforma në sektorin e jurisprudencës 2017-2022, në të cilin mora pjesë si përfaqësues i OARMV-së dhe në të cilin janë paraparë shumë risi, e ato janë qendrat për edukim si për avokatët e rinj ashtu edhe për ato ekzistues, për të cilët parashihet trajnim i vazhdueshëm, i cili do të realizohet në hapësirat moderne të Odës së Avokatëve. Si një nga risitë më të mëdha në këtë ligj është ajo se në avokatinë nuk mund të hyjnë, gjegjësisht nuk do të ketë vend për personat të cilët nuk kanë qenë të aftë të kryejnë funksion gjyqësor ose të prokurorit, ose punë të përmbaruesit dhe të noterit, sepse vetëm kështu do të rikthehet besimi i qytetarëve të cilët kanë pritshmëri të larta nga këto profesione në realizimin e të drejtave të tyre në procedura të ndryshme para organeve juridike. Kjo është arsyeja për pritshmëritë e larta nga ligji që duhet të miratohet dhe i cili është në procedurë parlamentare nga marsi i vitit 2021, e që shpresoj se do të votohet sa më shpejt.
Cilat janë propozimet e Odës së Avokatëve?
Ministria e Drejtësisë formoi Grup punues për përgatitje të Strategjisë për sektorin e jurisprudencës me Plan aksional 2023-2027, në të cilën si përfaqësues i OARMV-së përcolla propozime për drejtësi më cilësore dhe sundim të të drejtës, përmes të cilave do të ngritej besimi në sistemin juridik. Kërkojmë të mundësohet incizimi i seancave gjyqësore, që është paraparë në LPP nga 2010; më pas dorëzim të dëshmive, diçka që po zvarritet si problem një kohë të gjatë me arsyetimin e vetëm se organet e ndjekjes nuk kanë resurse të mjaftueshme. Digjitalizimi është gjithashtu sfidë, edhe atë në drejtim të angazhimit të avokatëve në procedurat nga ana e OARMV-së, si dhe lidhje me gjykatat, prokuroritë dhe organet tjera të jurisprudencës për dorëzim elektronik deri te të gjithë këto. Është fakt se gjithnjë e më shumë gjykata në vend punojnë me numër të zvogëluar të gjykatësve, por edhe me numër të zvogëluar të lëndëve, prandaj në këtë aspekt u dhanë propozime për kthimin e kompetencave të noterëve dhe përmbaruesve sërish në gjykata, prej ku edhe ishin marr, që të mos vije deri te mbyllja e atyre gjykatave dhe të mundësohet normalizimi i gjendjeve në ato mjedise. Për mungesën e kuadrit, gjithashtu, nga ana e OARMV-së që nga viti 2018 kishte propozim për plotësimin me kuadër të përgatitur të avokatëve në të gjitha nivelet e gjykatave dhe prokurorive, me qëllim që të tejkalohet periudha e cila momentalisht po plotësohet me kuadër nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, e i cili numër nuk është i mjaftueshëm për instanca më të larta të jurisprudencës.
Sa dokument i rëndësishëm është Strategjia për reformat e nevojshme dhe ç’duhet bërë që ato të plotësohen?
Strategjia për reforma në sektorin e jurisprudencës është e rëndësishme në aspekt të udhërrëfimit të jurisprudencës në të ardhmen dhe për përmirësimin e gjendjeve për të cilat janë të rëndësishme ndryshimet e nevojshme, nëse duam të ardhme evropiane. Në një shtet në të cilin nuk ka sundim të të drejtës përmes zbatimit të tërësishëm të reformave të shënuara nuk mund të presim të ardhme më të mirë për qytetarët.
Si i vlerësoni ngjarjet në gjyqësor, veçanërisht ngjarjet e fundit në Këshillin Gjyqësor?
Të gjitha këto ndodhi ishin të parapara në Komisionin për strategjinë për reforma në Ministrinë e Drejtësisë. Me fjalë tjera, atje veç më flitej për këto zbrazëtira juridike dhe parashihej se kjo mund të qojë pikërisht deri te ajo që e pamë të gjithë. Kjo ishte tregues se sa dëm mund të shkaktojë një zbrazëtirë e tillë në një institucion në të cilin drejtësia duhet të jetë imperativ, por edhe çka mund të ndodhë nëse nuk parashihen të gjitha situatat dhe kur i lejohet secilit të miratojë përfundime juridike në dëm të gjithë jurisprudencës. Me intervenime të shpejta në ligjet në të cilët janë lënë ato zbrazëtira juridike do të vihet deri te zbutja e dëmit të shkaktuar dhe deri te pengimi i situatave të tilla në të ardhmen.
Çfarë është e nevojshme të bëhet që të avancohet reputacioni i gjyqësorit, por edhe i jurisprudencës në përgjithësi?
Që t’i kthehet reputacioni jurisprudencës, duhet të fokusohemi para se gjithash në efikasitetin dhe secili të barët përgjegjësi për vendimet e veta, për çka realisht edhe paguhet. Patjetër të ndërpritet mosdënimi. Lufta me korrupsionin duhet të jetë prioritet. Qytetarët presin të shohin se si ne nga sistemi i jurisprudencës japim maksimumin që të avancojmë sistemin juridik, duhet të jemi shembull për atë se ç’do të thotë drejtësi dhe shtet i drejtë. Nuk duhet t’i mbyllim sytë para problemeve në shoqëri sepse në atë mënyrë ato vetëm se rriten, e kjo asnjëherë nuk sjell dobi.