/ Lexuar:

192

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, qershor 2023

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit qershor 2023 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2022, është 114.6.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (19.6%), Informimi dhe komunikimi (17.9%) dhe Arsimi (17.5%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (6.3%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (5.7%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (3.2%).

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit qershor 2023, është 36 527 denarë.

Publikimin e plotë mund ta shihni këtu.