/ Lexuar:

169

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, qershor 2023

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit qershor 2023 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2022, është 114.9.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (19.7%), Arsimi (17.9%) dhe Informimi dhe komunikimi (17.7%).

Rritje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (5.8), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (5.8%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (2.5%).

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit qershor 2023, është 54 720 denarë.

 

Publikimin e plotë mund ta shihni këtu.