/ Lexuar:

191

ESHS: Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gusht 2022

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit gusht 2022 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 111.5.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Industria përpunuese (16.5%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (16.5%) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (16.1%).

Rritje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (4.2%), Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (3.9%) dhe Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse (3.1%).

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit gusht 2022, është 47 691 denarë.

Tekstin e plotë të publikimit mund ta shihni këtu.