Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, shtator 2022
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit shtator 2022 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 113.0.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (19.3%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (19.3%) dhe Industria përpunuese (18.2%).
Rritje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Arsimi (10.3%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (4.1%) dhe Industria përpunuese (3.7%).
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit shtator 2022, është 48 744 denarë.
Tekstin e plotë të publikimit mund ta shihni këtu.