KONSULTIM ONLINE PËR TEMËN: “SIGURIMI I LIGJSHMËRISË NË PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE – SI TË PËRCAKTOJMË BAZËN JURIDIKE PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Me datë 20.05.2022 (e premte), me fillim në ora 10:00, Akademik do të organizojë konsultim online për temën: “Sigurimi i ligjshmërisë në përpunimin e të dhënave personale – si të përcaktojmë bazën juridike për përpunimin e të dhënave personale”
- A mund të mbledhim shenjat e gishtërinjve për evidentim të orarit të punës?
- Pse nuk mund të përpunojmë kopje të letërnjoftimit të të punësuarit, edhe nëse ai ka dhënë leje për këtë?
- A duhet që të gjithë të punësuarit të japin leje për përpunim të të dhënave të tyre personale nga ana e kontrolluesit?
- A guxoj të vendosë kamera të cilat incizojnë edhe zë?
- A duhet të siguroj leje nga konsumatorët e mi për përpunimin e të dhënave të tyre?
- A guxojmë të publikojmë fotografi të ngjarjeve të cilat i organizojmë?
Para se të fillohet me përpunimin e të dhënave personale të personave fizikë, secila kompani duhet të përcaktojë bazë juridike përkatëse të paraparë në nenin 10 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllim që të sigurojë ligjshmëri në përpunimin e të dhënave personale. Përcaktimi i bazës juridike për përpunim të të dhënave personale është hap kyç në procesin e zbatimit të Ligjit dhe sigurimit të ligjshmërisë në përpunimin e të dhënave personale. Mospërcaktimi i bazës juridike, gjegjësisht përcaktimi joadekuat i të njëjtës, qon deri te sistemi joadekuat për mbrojtjen e të dhënave personale, e me këtë edhe deri te mosharmonizimi me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në këtë drejtim, Akademik, në suaza të programit të vet për organizim të konsultimeve për tema dhe aspekte konkrete të Ligjit, organizon konsultim juridik për temën – përcaktimi i bazës juridike për përpunimin e të dhënave personale, me qëllim që të ofrojë përgjigje për pyetjet dhe dilemat më të shpeshta të cilat parashtrohen nga ana e kontrolluesve gjatë procesit të harmonizimit me Ligin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Konsultimin do ta udhëheqë Arben Gudaçi, jurist dhe zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj, si dhe konsultant për mbrojtjen e të dhënave personale.
Konsultimi do të organizohet në atë mënyrë që pas një prezantimi të shkurtër të temës nga ana e ekspertit, do të vijon diskutimi dhe pyetjet nga pjesëmarrësit për temën konkrete.
Konsultimi zgjat nga ora 10:00 deri më 11:00, me mundësi që të zgjatet edhe gjysmë ore, varësisht nga interesimi i pjesëmarrësve.
Çmimi për pjesëmarrje për një person është 1.500 denarë përfshirë dhe TVSH-në.
Pagesa bëhet në bazë të pro-faturës, detyrimisht para fillimit të konsultimit.
Të gjithë të interesuarit për këtë konsultim mund të paraqiten më së voni deri më 19.05.2022 (e enjte), përmes postës elektronike practicum@akademik.com.mk, kurse të gjitha informacionet shtesë për këtë konsultim mund t’i merrni në numrat e telefonit:
- +389 02 3221 091 dhe
- +389 02 3122 308.
Në fletëparaqitjen për pjesëmarrje në konsultim duhet të shënohen emri dhe mbiemri, informacionet për subjektin i cili e bën pagesën, adresa dhe posta elektronike (e-mail) që do të shfrytëzohet që të mund të merrni ftesë për ndjekje të konsultimit dhe numri i telefonit për të kontaktuar me pjesëmarrësin/sen.
Shpjegim për platformën ZOOM
Konsultimi do të zhvillohet online, përmes platformës ZOOM, për këtë shkak secili pjesëmarrës e ka patjetër të disponojë me:
- pajisje elektonike (kompjuter, tablet etj.),
- rrjet stabil të internetit,
- mikrofon dhe zëpërçues (ose dëgjuese).
Secili pjesëmarrës që do të bëjë pagesën për pjesëmarrje në konsultim do të pranojë e-postë me linkun për konsultimin në postën elektronike të cilën e ka shënuar në fletëparaqitjen për pjesëmarrje në konsultim. Detyrimisht, para kyçjes, pjesëmarrësi duhet të shënojë emrin dhe mbiemrin që i ka shënuar në fletëparaqitje.
Për më shumë informacione lidhur me shfrytëzimin e platformës Zoom, shihni në https://akademik.mk/obuka-preku-platformata-zoom/ .